Një nga monumentet e rralla arkitekturore të veriut, është Kulla e Ngujimit, e shpallur në vitin 1987 si Monument Kulture, Kategoria I.
Ky ndërtim unik njihet si vendi ku qëndronin ata që kishin kryer një akt në kundërshtim me ligjet e kanunit dhe prisnin derisa të arrihej pajtimi.
Kulla e Ngujimit gjendet në luginën e Thethit dhe është një nga atraksionet turistike kryesore të këtij fshati të njohur alpin. Kulla ka strukturë katërfaqëshe me çati tipike alpine.
Ekzistenca e saj përmendet nga Franc Nopça, një nga albanologët më të njohur hungarez, i cili ka udhëtuar në viset malore të Shqipërisë në fillim të shek. XX. Mënyra e ndërtimit mbi shkëmb, dhe izolimi me gurë i kullës është karakteristike për trevat e thella të veriut.
Këto fortesa dominojnë ndërtimet e tjera në zonë. Dritaret e vogla si frëngji u jepnin përparësi banorëve të kullës të ndiheshin të sigurtë dhe të mos diktoheshin jashtë fortesës. A.K./TemA
Ato duhen me shume sot.
I behet reklame Kulles se Pabesise, maloket pasi vrisnin pas shpine si te "Beses" qe jane ngujoheshin ne kete kulle deri sa u vinte vdekja
Po sot vrasesit a thua nuk vrasin pas shpine? Te gjitha ato vrasje qe sot behen nga maloket veriorë dhe maloket jugor a thua nuk behen fshehurazi ?
Në ditët e sotme ndodh e njëjta gjë.Krimi nuk parandalohet nëpërmjet edukimit,pavarsisht se ka kaq shumë institucione në dispozicion.Në një mënyrë ose në një tjetër(diku tjetër thurrin plane luftrash e vdekjet janë masive,disa të tjerë ,mjek e shkencëtar nuk shërojnë,por krijojnë viruse në laborator që të pasurohen e.t.j)njerëzit vriten,torturohen ose burgosen.Duket sikur ata që kujdesen për ne,të paguar nga ne sigurisht,mund t'i ketë zënë sëmundja e tërbimit.Edhe kafshët mishngrënëse han me një lloj rregulli,përveç rasteve të tërbimit.Në të kaluarën me pajtimin e hasmërive merreshin kryepleqtë,si gjykatësit e sotëm.Do kishte kaq shumë gjykatës,avokat,noter,polic e t.j po të bëhej edukim i gjithanshëm.Kështu që as në të kaluarën e as tani që janë shtuar edhe institucione për të drejtat e njeriut,këto të drejta nuk ekzistojnë,hidhen poshtë me ligj.Drejtësia,paqja,harmonia nuk u intereson atyre që na drejtojnë,u mbaron .e.t.j...