Testament, shkruar dhe vënë në skenën e Teatrit Kombëtar pak kohë më parë nga Regjisori Leka Bungo ishte së fundmi një nga Projektet e tij më të suksesshëm .
Edhe pse nuk ka kaluar kohë e gjatë, Bungo është në ditët e fundit përpara se të hapë siparin e Premierës së re “Ëndërr në papafingo”, një Komedi lirike e shkruar prej tij dhe realizuar nga bashkëpunimi i trupave teatrore “ Bylis “ e qytetit të Fierit dhe “ Skampa” e Elbasanit .
Ngjarjet e komedisë zhvillohen rreth viteve 70-të , gjatë regjimit komunist, në një familje e cila është transferuar nga fshatrat e jugut në Tiranë dhe jeton në vilën e sekuestruar të një “ Reaksionari “.
Komedia është një vepër hibride ku alternohen Situatat dhe Karakteret.
Ngjarjet zhvillohen brenda një familjeje “komuniste “ dhe rreh të trajtojë korrupsionin moral në shoqërinë e asaj kohe.
Realizimi i dekorit i është besuar Skenografit Adnan.
Kasti i aktorëve është përzgjedhur me kujdes nga Regjisori, çka shërben si garanci për suksesin e shfaqjes.
Në rolet kryesore do të interpretojnë:
Ilirda Bejleri, Miola Sitaj, Naun Shundi, Artan Islami, Ligoraq Riza, Flori Agalliu …
Asistent Regjisor do të jetë Astrit Hasani.
Premiera do të shfaqet në Teatrin Bylis për spektatorët e qytetit të Fierit, me datën 21 dhe 22 nëntor në orën18 .
Lini një Përgjigje