Si sot, 34 vjet më parë, më 16 nëntor 1990, rreth 50 mijë besimtarë, myslimanë e të krishterë, pleq, burra, gra dhe fëmijë, u mblodhën në rrugët e Shkodrës për të ndjekur faljen e parë pas shumë vitesh, dhe për të shprehur besimin e tyre të rimëkëmbur, pas dekadash të tëra ndalimi dhe shtypjeje nga regjimi komunist. Kjo ngjarje e paharruar u bë edhe më e veçantë pasi falja u udhëhoq nga një hoxhë i burgosur, Hafiz Sabri Koçi, që me guxim e përkushtim, udhëhoqi besimtarët në këtë moment historik.
Përditshmëria ishte ndryshe në ato kohë, por qyteti i Shkodrës, i njohur për unitetin dhe qëndresën e tij, e ktheu këtë ditë në një moment triumfi të lirisë dhe besimit.
Siç tha Haxhi Hafiz Sabri Koçi: "S'ka krim më të madh se të mbyllësh derën e shpirtit të tjetrit, derën e ndërgjegjes dhe të kujtesës, derën e mallit për Zotin."
Në këtë ditë të shënuar, të gjithë besimtarët, të bashkuar, ngritën zërin për herë të parë në lutjen që kishte qenë e ndaluar për dekada nga diktatura, dhe e bënë këtë me shpresën dhe besimin e rinovuar. Ky akt i madh i bashkimit të myslimanëve dhe të krishterëve, ishte një hap i madh drejt rikthimit të lirisë fetare dhe shenjë e rinjohjes së vlerave të besimit në Zot.
Një ndër momentet më të rëndësishme të këtij procesi ishin 12 djem shkodranë, që morën guximin dhe firmosën një letër drejtuar policisë së Shkodrës, kërkueshëm për hapjen e Xhamisë së Plumbit, xhamisë së vetme të pashembullt nga diktatura në këtë qytet.
Këta djem ishin:
• Ferid Hamit Lluja
• Rasim Halil Sokoli
• Brahim Feim Bilali
• Abdyl Ismet Sallku
• Artur Shpetim Komi Artur Komi
• Qamil Muho Nikshiqi
• Besnik Rasim Sokoli
• Elmaz Rexhep Pajaziku
• Qamil Muho Nikshiqi
Përkushtimi i këtyre burrave të shquar do të mbetet gjithmonë në kujtesën e historisë së Shkodrës dhe Shqipërisë, si ata që mundësuan kthimin e besimit dhe faljes, si dhe rikthimin e një hapësire të shenjtë pas dekadash të asgjësuara.
Xhamia e Plumbit, një nga simbolet e Shkodrës, u ndërtua në vitin 1773 gjatë sundimit të Mehmet Pashë Plakut në Pashallëkun e Bushtlivës. Ajo u ndërtua me gurë të sjellë nga populli, në një sistem zinxhir (dorë më dorë) nga Gurit i Zi, dhe me mbetjet e gurëve të përdorur u ndërtuan edhe kamtë e urës së Kirit. Kjo xhami është një nga xhamitë më të mëdha dhe më të bukura në Shqipëri deri në gjysmën e parë të shekullit XX, dhe kujton lavdinë e Shkodrës, tërheq gjithashtu shumë vizitorë çdo vit.
Xhamia e Plumbit mori emrin nga veshja e kubeve të saj me material plumbi dhe është e lidhur ngushtësisht me historinë e qytetit. Poshtë minares së saj ndodhet varri i Mehmet Pashë Bushatit, një figurë e njohur historike.
Kjo ngjarje e shënuar, ku besimtarët e Shkodrës u mblodhën të bashkuar për të falur për herë të parë pas shumë vitesh, do të mbetet gjithmonë një simbol i lirisë, unitetit dhe rinovimit të besimit të shqiptarëve.
Po mjaft na ...me trimëritë e këtyre burrave që na çojnë andej nga na erdhi prapambetja duke na ndarë nga perëndimi.Enveri për fenë na bëri një të mirë të madhe që nuk ditem t'a vlerësojmë dhe ta mbanim.Na çliroi nga injoranca dhe frika prej fesë. T'a gëzojmë dhjerokracine. Tani faluni me bythen përpjetë se ata që nuk falen me bythen lart Zoti i shikon me sy të keq.
Nuk do shtoja asnjë presje më shumë.
Ku janë sot këta burrat? Dini gjë?
U zevendesuan me mjekercjapat që zorren te goja po ju bin shqiptareve me injorancen e tyre! Turp Për vendin tonë
vk mbetje turqish