Jo vetëm lexues të thjeshtë, libradashës dhe frekuentues të rregullt të panaireve të librave, por edhe personazhe të njohur të politikës, kulturës, medias e fushave të tjera të veprimtarisë njerëzore u bënë pjesë e stendës së UET Press.
Nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali, te Flamur Noka, gazetarët Anila Hoxha, Alban Dudushi e Bledi Mane, Shkëlqim Hajdari, Namir Lapardhaja e Ben Blushi takuan autorët e UET Press.
Njëzet botime të reja me autorë emra të njohur si Ilir Ikonomi, Preç Zogaj, Virgjil Muçi, Albert Nikolla, Gani Mehmetaj, Migjen Kelmendi, Eugjen Merlika, Sokol Balla, Mero Baze, Eni Vasili, Arben Imami vijnë nga UET Press në ngjarjen më të madhe të librit në Shqipëri.
Po ashtu në këtë panair vijnë librat e dy psikologeve Ida Kruti e Suela Kalaja, ai i gazetarit Ilir Yzeiri, i arkitektëve Teuta Kodra dhe Kreshnik Merxhani, si dhe botimet e autorëve të rinj, si: Dionis Prifti, Marsed Harizi, Lavdrim Lita etj./liberale/
Mire do te ishte qe te vinte ne vwllim sipas kronologjise edhe vjershen per E.H.qe vertete te shihnim evolucionin ne mendimin e formimin e njeriut nga rinia deri afer pleqerise.