80-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Muzeu Kombëtar kujton operacionin historik të UNÇSH

17 Nëntor 2024, 13:40Kulturë TEMA
80-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Muzeu Kombëtar kujton

Sot shënohet 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës, një nga momentet më të rëndësishme të Luftës Nacionalçlirimtare në Shqipëri.

Muzeu Historik Kombëtar, në një postim në rrjetet sociale kujton këtë ditë të shënuar për kryeqytetin, ndërsa evidenton operacionin historik të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, si vendimtar për largimin e ushtrisë nazifashiste gjermane.

Muzeu Historik Kombëtar shkruan se “çlirimi i Tiranës mbetet një simbol i sakrificës dhe heroizmit të shqiptarëve në luftën për liri dhe pavarësi.”

“Operacion i madh, nga më të rëndësishmit, më të ashprit e më të suksesshmit që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.

Çlirimi i kryeqytetit iu ngarkua Korpomatës së i Sulmuese. Shtabi i korpomatës hartoi një plan operacioni të hollësishëm në bazë të planit operativo-strategjik të Komandës së Përgjithshme. Plani parashikonte krijimin e frontit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim mbylljen dhe goditjen e garnizonit gjerman brenda Tiranës. Operacioni u zhvillua në tri faza: faza përgatitore (12 shtator – 28 tetor), faza e parë e sulmit (29 tetor – 10 nëntor) dhe faza e sulmit përfundimtar (11 – 17 nëntor). Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra (29.10 – 17.11) brenda në qytet, si dhe gjatë rrugëve të komunikacionit që çonin drejt tij.

Më 17 nëntor Tirana u çlirua. Rol të veçantë për suksesin e operacionit luajti beteja e Mushqetasë. Lufta për çlirimin e Tiranës kishte karakterin e luftës së vërtetë ballore, ku u dukën qartë shkalla e organizimit të UNÇSH. Në luftën për çlirimin e Tiranës, një kontribut të çmueshëm dha populli i kryeqytetit, i cili i mbështeti fuqimisht të gjitha luftimet që u zhvilluan nëpër lagjet dhe rrugët e tij”, lexohet në postimin e Muzeut Historik Kombëtar./ATSH/

3 Komente

  1. j
    jon

    Edhe per Greqine e lashte gjen fakte te ezistences se nje lufte apo beteje. Por nqs se vijme ne periudhe e Skenderbeut, pra pothuaj 600 vite me pare, perseri gjen plot fakte, si nga Barlet, historianet turq, arkivat e Venedikut etj. Kur vjen periudha e L2B pra perudha e komunisteve ,te thone, u krijuan batalione, dolen maleve, dhane jeten, sakrifikuan, heroizem, lufte lagje me lagje, plan beteje etj etj, por asnje dokument, asnje statistike e bazuar ne fakt apo ne terren. Pse e bejne kete ? I vetemi spjegim eshte se ata qe i popogandojne keto genjeshtera kaqe hapur, jane te sigurte se lexuesit apo ata qe i degjojne jane injorante.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Toni

      Saktë. Beteja e Tiranes?!?!? hahahaha 26 brigada partizane x 1000 partizane secila = 28000 vetë = 28000 dëshmorë. Pra nuk mbeti partizan i gjalle pas lufte.

      Përgjigjjuni
    2. C
      C

      PORDH ME RIGON ,,,GJERMANET IKEN VET ,,,,SE HUMBI NE FRONTET E MEDHA ,,,STALIGRAD ,NORMANDI ,,DHE VORIO AFRIK ,,,

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje