Selma Dino punon si mjeke në Itali, por njëkohësisht edhe shkruan. Ajo është autorja e librit “Pasdite në kopshtin e shtëpisë” dhe po sjell edhe disa libra të tjerë pas tij. Që pas ndarjes nga jeta të shokut të jetës, doktor Dori Mihalit, ajo i është kushtuar më shumë librit. Libri thotë shkrimtarja është e vetmja detyrë që kam ndaj jetës, tani pres vdekjen të më marrë.
“Që nga ikja e Dorit, rutina ime është njësoj. Ngrihem në mëngjes pi çajin, bëhem gati dhe iki në punë. Pasi kthehem nga puna, takohem me njerëz. Kjo më lodh, por më jep edhe jetë. Kur jam jashtë shtëpie, kërkoj shtëpinë, kur vij në shtëpi merrem me librin. Por nuk përktheva librin një ditë, nuk ndihem mirë shpirtërisht.
Komunikimi me Dorin vazhdon ende sot është pak më i çuditshëm. Por ne komunikojmë, edhe zihemi ndonjëherë. Jeta është e çuditshme. Ne jemi kalimtare në këtë jetë. Që kur ka ikur Dori, vdekja nuk më frikëson më. Në librin tim të dytë është një plakë, që ka jetuar shekuj më përpara por nuk ka vdekur se ka një dënim mbi vete. Trupi i saj është shumë i plakur, duket si një degë pemë, por nuk i del shpirti. Plaka thotë: Juve njerëzit e kësaj kohe e keni frikë vdekjen. Por vdekja është pjesë e jetës. Është sikur ke kaluar një ditë të lodhshme dhe kërkon të futesh në krevat, të pushosh, të flesh. Vdekja është gjumi i jetës. Pas një jetë që je lodhur, ke dhënë maksimumin, është natyrale vdekja. E shikoj edhe te pleqtë që kujdesem në shtëpinë e të moshuarve. Ata e kërkojnë vdekjen. Pra vjen një moment kur ti e kërkon vdekjen, edhe kur ajo vonohet, të vjen keq. Mua nuk më frikëson më. Kur të vijë, le të vijë. Çdo ditë që e jetoj si dita e fundit. Këtë ndjesi nuk e kam pasur më parë. Para se të sëmurej Dori doja të jetoja, nuk doja të më flisnin për vdekjen. Por kur Dori iku, më iku edhe frika për vdekjen. Kjo më ka bërë më racionale me vdekjen. E jetoj më qetë, edhe më mirë jetën. Unë detyrat e jetës i kam kryer. Tani detyra ime e fundit ndaj jetës është përfundimi i librit.”, tregon zonja Selma në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV./K.C/dritare.net
Lini një Përgjigje