Java e Kulturës Turke u çel zyrtarisht dje në ambientet e Qendrës “Sotir Kolea”, pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë personalitete të shumta, duke përfshirë drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, Zëvendësministrin e Tregtisë së Republikës së Turqisë, Mahmut Gürcan, si dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe turke.
Në kuadër të kësaj jave, Instituti “Yunus Emre” ka organizuar ekspozitën “Copëza nga kultura turke”, ku janë shfaqur 30 vepra të zgjedhura që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore dhe historike të Turqisë. Ekspozita paraqet vlera të lashta kulturore, figura të shquara të historisë dhe pasuri arkitekturore e gjeografike të Turqisë.
Java e Kulturës Turke është pjesë e nismës “Javët Kulturore Ndërkombëtare”, një platformë që synon të prezantojë kultura të ndryshme botërore për publikun shqiptar.
Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 15 shtator 2024. A.K./TemA
Allah Akbar amin
Oh ky i gjori piro-misha, cpo heq, si karierist ne arnautistan; dikur durtrokiti me shkrim, ´´studimin´´ e nje plehu kosovar , muhalezim qerim, kunder heroit tone kombetar dhe hyjnizimin e poshtimit shperfytyrus turk, dhe ja tani perseri i ndyri buzet, me ate lloj muti.