Ora e Muzës bëri bashkë poetë nga i gjithë vendi. Edicioni i 13 i aktivitetit u zhvillua në Shëngjin.
Me një oaz turistik në sfond u recituan vargje të ndryshme ndërsa eventi i këtij viti i ishte dedikuar shkrimtarit At Gjergj Fishta.
“Ka një nuancë të ëmbël të gegërishtes, ka tregime të shkruajtura në toskërisht, tregime të shkruajtura në standard, mënyra të ndryshme të të rrëfyerit që është një panoramë shumë e bukur e tregimit shqiptar sot.”
“Krejt e bukur ishte ambineti ku u mbajt edhe festivali dhe ju kushtua një figure madhore të letërsisë shqipe siç është At Gjergj Fishta.”
“Kudo në botë kombet i mban në këmbë kultura. Poezia, letërsia është pjesë e jashtëzakonshme e rëndësishme e kulturës kombëtare dhe në këtë aspekt do të marrin rëndësi të jashtëzakonshme.”
Në përfundim të aktivitetit për poezitë më të bukura u ndanë edhe çmime. A.K./TemA
At Fishta kishte me ju mallku sikur t'ju kishte nigju tu fut ndasi me gjuhën mes shqiptarëve...!
“Ka një nuancë të ëmbël të gegërishtes, ka tregime të shkruajtura në toskërisht, tregime të shkruajtura në standard, mënyra të ndryshme të të rrëfyerit që është një panoramë shumë e bukur e tregimit shqiptar sot.” Nuk e kuptova frazen e mesiperme. Fishta ka shkruar ne gegenishten e shkodres, e cila eshte shume e ndryeshme nga shume dialekte te tjera te gegenishtes, ne kohen kur ka shkruajtur Fishta nuk kishte nje standart te drejtshkrimit. Autoret shkruanin si deshironin. Padyshim qe Fishta ka vlera te medha ne krijimtarine e tije letrare e poetike