Katedralja Notre Dame gati të rihapë dyert

22 Qershor 2024, 17:25Kulturë TEMA
Katedralja Notre Dame gati të rihapë dyert

Punimet po shkojnë drejt fundit në godinën historike të Katedrales Notre Dame në Paris.

Punimi në pikturë i Virgjëreshës Mari dhe fëmijës së saj, i realizuar në shekullin XIX nga arkitektja Viollete le Duc, sapo është rikthyer në pozicionin e saj  origjinal.

“Kjo kreshtë peshon 270 kilogramë, pak a shumë; ndaj kemi elementë të shumtë: pjesën finale, që është dhe pjesa më e madhe, si dhe gozhdët që janë pjesa më e vogël. Kemi ende katër operacione për të përfunduar dhe jemi në fund të procesit”, deklaroi Sinkron William Bloy, shef i ekipit të punëtorëve.

Megjithatë, katedralja pritet të rihapet për publikun vetëm më 8 dhjetor, që do të thotë se spektatorët që do të vizitojnë qytetin për Lojërat Olimpike nuk do të mund ta shohin strukturën e mrekullueshme.

Pas zjarrit në prill të 2019-s, presidenti francez Emmanuel Macron premtoi se godina historike do të restaurohej brenda 5 vitesh. A.K./TemA

3 Komente

  1. I
    I

    Urime per restaurimin e kesaj kryevepre te njerezimit.

    Përgjigjjuni
    1. w
      w

      Po Xhamija e Namazgjas kur do hapet ,,, pa lere katedralen e kaurve te parisit ,,,,

      Përgjigjjuni
      1. U
        USA

        Parashikohej qe do duheshin dekada por me pune arrihet gjithcka. Pergezime. Eshte pasuri per gjithe boten dhe nje monument i admiruar nga i madhi Viktor Hygo.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje