Një nga këngët më të dashura për shqiptarët, krijuesi i “Xhamadani vija-vija” tregon historinë: E mbaruam brenda një nate

22 Qershor 2024, 17:10Kulturë TEMA
Një nga këngët më të dashura për shqiptarët,

Xhamadani vija-vija është një nga këngët më të dashura për shqiptarët, që na shoqëron në ngjarje të mëdha kombëtare, sidomos në sukseset tona futbollistike.

Krijuesi i kësaj kënge, Zef Çoba, ka qenë I ftuar në “Vizionin e Pasdites”, ku ka treguar historinë e këngës dhe ka folur edhe për karrierën e tij.

“Unë gjej rastin të them që është kënaqësi që kënga ka filluar kaq shumë popullaritet. Të sensibilizohemi për patriotizmin në të përditshmen tonë, ta duam vendin tonë. I bëj thirrje dhe politikanëve mos ta shikojnë shqipërinë nga dritarja e shtëpisë së tyre. Në etnosin tonë ne kemi të ardhmen tonë, është një ftesë për të gjithë ne që të respektojmë çdo gjë që të parët tanë na kanë lënë. Në këtë mozaikun e bukur që kanë popujt me kulturat e tyre, të vëmë gurin tonë të trashëgimisë. Unë u emërova në Peshkopi, por ato vite kam studiuar folklorin. Një ditë, brenda një nate, Shkurte Fejza më bën një ftesë për të bërë një këngë dhe me Alfred Çapalikun kemi filluar punën në 10 të natës dhe në 5 të mëgjesit gjithçka ka qenë e përfunduar. Ajo që është më surprizuese për mua është kur e kanë kënduar grupe të huaja, e ka kënduar një kor i një kolegji amerikan. Ose ai grupi suedez që e këndoi në formën e një rock-u. Ajo që është thelbësore është përmbajtja që flet. Ideja nuk është thjesht Xhamadani vija-vija, në etnosin tonë është shpirti ynë kombëtar. Është një sensibilizim që çdo trashëgimi kombëtare ta ruajmë”, tha ai.

Çoba foli edhe për fillimet e tij në muzikë dhe tha se ishte një dëshirë e brendshme që e shtyu të merrej me artë dhe jo interesi monetar.

“Kur hyra në botën e muzikës nuk hyra as për lavdi e as për para, por më thirri një dëshirë e brendshme. Edhe në pension vazhdoj të jem aktiv në krijimtari”, tha Çoba. A.K./TemA

6 Komente

  1. q
    qazim

    Zef Çoba eshte nje muzikant brilant. Kompozitor qe ka shkelqyer me gjithshka qe ai ka bere. Kam ngelur i mrekulluar dikur ne vitin 82 kur ai ishte kompozitor i ri e me sa di bente muziken e filmit te tij te pare. Nje kompozim brilant e ne veçanti akkapela tek filmi "Sketerre 43". Shuuume respekte Zef.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pordhe me rigone....

      E ke bo....Corb o Zef!!! Nji not me shkrujt karrlliqe!!? Rrot [email protected] viza!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbereshi

        mjere Shqiperia per qe duhet te mbaje mbi supe edhe loqe si ty ...

        Përgjigjjuni
      2. z
        zzz

        Ne ne katundin ton ,,,as kemi mbajt ,,,dhe as nuk e dim se ca eshte xha madani ,,dhe xha ramadani ,,, vija vija qe ka ardh nga rusia ,,,

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sali hajduti ne Burg!

          ka ardh nga verra e sat'eme!

          Përgjigjjuni
        2. S
          SALI KASI

          NE ÇDO MOMENT DUHET VLERESUAR KONTRIBUTI I KUJTDO QE KRYEN FLET SHKRUAN KENDON PUNON GATUAN LEXON E MENDON PER VETEN FAMILIEN ATDHEUN KANE VEND NE PANTEONIN E NDERSHEM TE KOMBI.RRESPEKTE PER ARTISTET E VLER.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje