Zgjedhjet në universitete, ja rektorët e rinj

21 Qershor 2024, 23:40Kulturë TEMA
Zgjedhjet në universitete, ja rektorët e rinj

Në universitetet publike të vendit u zhvilluan sot zgjedhjet akademike për rektor, dekanë dhe për senatin akademik.

Në Universitetin e Tiranës u rizgjodh rektor Artan Hoxha, në Fakultetin e Mjekësisë rektor  u zgjodh prof. Xheladin Draçini me shumicë absolute.

Në Universitetin e Arteve rektor u zgjodh Erald Bakalli, tek Politekniku është zgjedhur rektor prof. Akil Fundo, në Universitetin Bujqësor u rizgjodh Fatbardh Sallaku, ndërsa tek Universiteti i Sporteve do të jetë sërish rektor edhe për 4 vite të tjera Agron Kasa.

Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër u zgjodh rektor Tonin Gjuraj, në Universitetin “Fan Noli” Korçë u zgjodh rektor i ri Lorenc Ekonomi, ndërsa Aurela Saliaj u zgjodh rektore e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës mandatin 4-vjeçar për rektor të këtij universiteti e ka fituar pedagogu dhe ish-dekani Shkëlqim Fortuzi.

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zgjodh rektore Elvira Fetahu dhe në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, Jaho Canaj.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00 dhe përfundoi në orën 16:00. atsh/A.K./TemA

3 Komente

  1. J
    Jorgo

    medemek zgjedhje....

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetaria

      Në Shkodër ndodhi mrekullia!!!!???????????????? u shporr një çiban, një klilë mafiozësh, padrino KAC KOKAJ, tropolina Suzana Golemi, qe fshihen pas një “zonje” mediokre, në cdo aspekt, Rajmonda Kërçira. Me prod.dr. Tonin Gjuraj do fillojë një epokë e re për USH. Ta gëzojë Shkodra fitoren e dyte, pas asaj të kryebashkiakut.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Latif Dreqi

        Ju dhjefsha universitetet dhe ju pshurrsha pedagoget. Te gjithe te kapur, te gjithe te blere, ku me ndonje kocke, ku me frike e ku nga mungesa e dinjitetit. 4 universitetet kryesore me 1 kandidat sepse i kane kthyer ne cifligje, ku shperndajne placken e grabitur. Nje nder plaget e shoqerise shqiptare jane universitetet, ku pjesa derrmuese e pedagogeve jane mizerabel, dhe ata pak me dinjitet, kane zero hapesira, pengohen, denigrohen, nuk votohen, votohet matrapazi, sekseri, hajduti, pehlivani, gjobaxhiu, i paafti. Per fat te keq ministria e arsimit luan zero rol ne kontrollin e ligjshmerise dhe universitetet fshihen pas autonomise. 30 vjet te njejtet fytyra ne drejtim ose delfinet e tyre. Eshte akute te hiqen zgjedhjet dhe te vendosen me emerim, qofte dhe rektore te huaj, pse jo.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje