Në kuadër të aktiviteteve verore të cilat synojnë promovimin e vlerave të folklorit shqiptar dhe trashëgimisë kulturore, trupa e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore është ndalur në qytetin e Elbasanit.
Një program i pasur artistik me këngë dhe valle u zhvillua pranë Muzeut Etnografik duke tërhequr vëmendjen e dhjetëra qytetarëve dhe turistëve.
Turneu i Ansamblit Kombëtar do të vijojë në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe kryesisht ato me potencial turistik. Këtë vit programi është pasuruar duke ju përgjigjur dhe kërkesave të rritje të artdashësve, por edhe pritjes së shkëlqyer që i kanë bërë turistët. A.K./TemA
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore nuk mund te kuptohet, nuk ka sens te mbijetoje ne ekonomine e tregut pa turne me autobuza e me placka ne krahe, si gjithe grupet e tjera popullore apo te muzikes se lehte ne mbare globin.