“Këta të Komitetit Ekzekutiv duhen vr*rë me bukë në gojë”, Mitro Çela rrëfen takimin me Lasgush Poradecin në ’87: Si fantazmë erdhi dhe iku

7 Shtator 2025, 09:30Kulturë TEMA
“Këta të Komitetit Ekzekutiv duhen vr*rë me bukë

Në vitin 1987 punoja në gazetën “Bashkimi”. Teodor Keko punonte në gazetën “Drita”. Të dy me shërbim në Pogradec. Secili për hesap të vet.


Në mbrëmje, zumë një tavolinë ne lulishten e hotel turizmit të vjetër. Me një gotë birrë përpara, në gjysmë errësirë, shijonim melodinë e dalgëve të liqenit… Para nesh u shfaq një burrë i vjetër.
Me një shkop në dorë. Nëpër këmbë i vërdallisej një kone…

Kur u afru tek tavolina jonë, u dëgjua një zile… Plaku futi dorën në xhep. Nxorri një sahat tavoline. Pa orën duke thënë:

“ Pusho, moj e flamosur?!” ”Çësht mo kjo fantazmë,- pëshpëriti Dori,- duke zgurdulluar sytë…
Pastaj thirri: O Zot! Na mbiu fati mbi tavolinë! Ky është Lasgushi?!…” (Lidhja e shkrimtarëve i kishte falur një sahat tavoline. Peti embante në xhep.)

I bëmë vend në tavolinë. Na pa vëngër. Nuk na njohu. Lëshojë vetëm një psherëtimë: “Këta të Komitetit Ekzekutiv duhen vrarë me bukë në gojë!… Më sjellin vërdall… Nuk ma marrin vajzën në punë…

E kam mësuese dhe më duhet ta kem në Pogradec”… U ngrit duke mërmëritur…
I zgjatëm dorën. Na mbeti kobure! Lasgushi u largua. Pa na dhënë dorën. Pa na përshëndetur…
E përpiu errësira, nën melodinë e valëve të liqenit…

-Si fantazmë erdhi, si fantazmë u largua, – tha Dori, duke hapur bllokun e shënimeve.

-Të të tregoj një perrlë,- më thotë Dori.- Ma ka treguar Ismail Kadare.

Në vitin 1946 ministër i Arsimit ishte Sejfulla Malshova. Edhe ky poet. Edhe ky i ditur e me shumë gjuhë si Lasgushi. Ministri i Arsimit, diku kishte bërë humor me poetin nga Pogradeci. Lasgushi e mori për tallje. Vjen në Tiranë. Kërkon Sejfullanë. I futet në zyrë. I hedh mbi tavolinë një dorashke.

Vetëm një poet i madhërishëm, që jeton me kokën mbi re, mund të bëjë proçka të tilla në socializëm?!

Shënim: Këte fakt e ka botuar edhe Ismail Kadarja në essenë për Migjenin./ Nga Mitro Çela

3 Komente

  1. B
    Berati

    Hajde Mitro çela hajde or tu mbullt e mendjes, edhe këto demokracira i paske bërê o by... qi... i komitetit të Partisë Berat. Ke lënê emër në Berat dhe na dil ndonjêherê të çmallemi

    Përgjigjjuni
    1. J
      Josifi

      Pra,kjo të kishte mbetur në mëndje pa u treguar shqiptarëve se vetëm Lasgushit i ka ndodhur kjo çudi!Apo kjo ishte arsyeja që i shkove pas një komunisti?Hëngre,pive me ata të komiteteve dhe tani do të bëhesh i gjallë gazetar si dikur!Hije e së kaluarës, që nuk po e përdor penën për aktualitetin e sotëm mjeran të partisë Saliniste!Më mirë vonë se kurrë!

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cufe

        Eh more Mitro ju "persekutuarit" e atij sistemi na cate drrasat ne ate sistem e po' vazhdoni edhe tani ne demokrashurre po te njejtin avaz........ Ju hani buke ne cdo sistem............... Thjesh Servila

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje