Klodian Kojashi: Mbase do takohena ndonjëherë...

1 Shtator 2025, 17:39Kulturë TEMA

Mbase do takohena ne të dy ndonjëherë
se qytetet tona janë ma të vogla se fatet
do lëshojme veç nji përshëndetje në erë
si fjongo që mban lidhë puthjet dhe inatet

A ndoshta do takohen të gjithë përveç nesh
e tillë asht kjo botë me habitjet pa çudi
por unë them le t’dashurohen vesh me vesh
ata që u veshën me pellgje e me shi

Prandaj kur një ditë nga ato ditët normale
ke me gjetë nji kënaqësi që amël flet me ty
do mendojnë se je e marrë apo krejt banale
por ti e din se jam unë ajo kënaqsi pa arsy.

 

kojashi mbase

 

Lini një Përgjigje