Sot nisin aplikimet për Fest 64. Kompozitorë e këngëtarë duhet të paraqesin punët e tyre sipas kritereve të përcaktuara

1 Shtator 2025, 13:34Kulturë TEMA
Sot nisin aplikimet për Fest 64. Kompozitorë e

Nisin ethet e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, shkruan rtsh.

Stafi drejtues i Fest 64 dhe RTSH kanë publikuar thirrjen për të gjithë artistët që do t’i bashkohen eventit më të rëndësishëm të muzikës shqiptare.

Artistët që dëshirojnë të jenë pjesëmarrës në edicionin e 64-t të Festivalit kanë një muaj kohë, duke filluar nga data 1 shtator deri në 30 shtator, për dorëzimin e materialeve të tyre muzikore vetëm përmes email-it zyrtar [email protected].

Para dorëzimit të këngëve, Stafi drejtues i Festivalit ju kujton artistëve dhe krijuesve të sjellin vetëm krijime të reja dhe të papublikuara në asnjë formë tjetër. Në email çdo pjesëmarrës duhet të dërgojë:

Pas nisjes së materialeve, pjesëmarrësve do t’u dërgohet një email që konfirmon dorëzimin e tyre. Festivali i Këngës në RTSH është një mundësi e shkëlqyer për çdo artist që dëshiron suksesin, pasi kënga fituese përfaqëson Shqipërinë në skenën magjike të Eurosongut.

Shkodra Elektronike, fituesi i edicionit të 63-të të Festivalit, bëri sivjet një paraqitje dinjitoze që elektrizoi gjithë publikun në Bazel të Zvicrës.

1 Komente

  1. X
    Xha Braho

    Une e nisa e-mail, tani pres konfirmimin! Kenga titullohet " Qeveria e di se cdo te behet se di".

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje