Pas një sëmundjeje të gjatë, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të mëdhenj të kinemasë shqiptare.
Anagnosti u diplomua në Moskë më 1960 dhe që në fillim të karrierës u dallua me filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, i vlerësuar me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave të Kinemasë në Holandë. Gjatë katër dekadave krijimtarie, ai realizoi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke hyrë në historinë e artit shqiptar me vepra të pavdekshme.
Publiku e kujton për filmat “Komisari i dritës”, “Duel i heshtur”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Cuca e maleve”, “Malet me blerim mbuluar” dhe “Gjoleka, djali i Abazit”. Shumë prej tyre u shfaqën në festivale ndërkombëtare dhe u vlerësuan me çmime.
Për artin e tij të rrallë, Anagnosti u nderua me titullin “Artist i Popullit” dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të të Filmit Shqiptar. Përveç kinemasë, ai dha kontribut edhe në politikë si deputet dhe ministër i Kulturës në fillim të viteve ’90. Ishte gjithashtu ideator i Fondacionit “Fan Noli” dhe autor i dramës “Nata e trokitjeve në xham”.
Dhimitër Anagnosti ishte i martuar me aktoren Roza Anagnosti, duke krijuar një nga çiftet më të dashura të skenës shqiptare. Emri dhe filmat e tij do të mbeten përjetësisht pjesë e identitetit kulturor shqiptar./TemA
Anagnosti dhe shume te tjere ishin te medhenj,pooor poor duhet pyetur AGRON TUFA me antikomunistet komuniste te tipit sali e co qe duan te ndalojne filmat e ketyre te medhenjve... Keta plehra antikomuniste qe vetquhen demokrate duan te zhdukin historine kinematografike,ashtu sic kane zhdukur e shkatrruar e djegur cdo gje ne kete vend
Respekte të pafundme, për këtë gjigand të kinemasë sonë… Ngushëllime familjes… u prefsh në paqe i madhi DH. ANAGNOSTI…
Ishte i martuar me aktoren Roza Gjugja. Dhe pas marteses aktorja mori kete mbiemer.
Ikën korifejtë e artit që krijuan duke e marrë motivin nga jeta e thjeshtë e popullit dhe për popullin. Prandaj titulli ”Artist i Popullit” ka vlera njerëzore, jo monetare. Arti i filmave që la pas, është medalja përkujtimore më e rëndësishme e Dhimitër Anagnostit. E pastë të lehtë dheun e kësaj toke që i bëri nder me punën dhe artin e bukur!
Fatkeqesi kombetare!Jane mjeshtra qe vijne rralle dhe lene gjurme ne formimin e brezave.Do te mbetesh i paharruar me trashegimine qe le!Respekt te thelle!
Fatkeqesi kombetare??? Ai do ikte nje dite. Une do thosha fatkeqesi e kujteses kombetare. Uroj qe njerezit e ketij biznesi te kene aftesine the ndershmerine te shkruajne historine e artit shqiptar qe edhe ne ato kohe te errta, ushqente shpirterat tone te etur per dije. Lavdi ketyre shqiptareve te talentuar
U prehsh ne PAQE o Mjeshter I MADH. BABAI I kinematografise shqiptaret.
U prehte ne paqe.Ngushellime gjithe familjareve te tij.Per ne popullin do te jet gur i cmuar ne kinematografi.
Iku nje mjeshter i kinematografise .I paharruar
I jashtezakonshem, i paperseritshem. Thjesh madheshtor... Ngushullime nga zemra per kete gjigand njeri, artist, regjisor, familjar,,,
DHIMITER ANAGNOSTI ,,,,GREK ORTHODHOKS I SHQIPTARIZUAR ,,,,I MADH ,,,
Puro shqiptar ne gjak R.I.P.
Tema, kur vini tituj qe e kane pergjigjen brenda, nuk ka nevoje per pikepyetje ne fund. Se pastaj behet si pyetja e gazetarit te RTSH per Fatos Nanon: Zoti kryeminister, si ishte vizita juaj e sukseshme ne Gjermani? E suksesshme, pergjigjej Tosi...