“Shkodra Jazz” ul siparin, edicioni i 16-të solli tinguj ndërkombëtarë dhe atmosferë

1 Shtator 2025, 10:31Kulturë TEMA
“Shkodra Jazz” ul siparin, edicioni i 16-të solli tinguj

Për shkak të kushteve atmosferike, koncerti përmbyllës i edicionit të 16-të i “Shkodra Jazz Festival” u zhvendos në sallën “Mikel Koliqi”, ku u zhvillua një mbrëmje e mbushur me tinguj e emocione.

Artistët nga Rumania sollën atmosferë të veçantë për publikun shkodran, ndërsa në skenë performoi edhe mjeshtri Markelian Kapidani.

Në fjalën e tij, z. Kapidani theksoi se festivali nuk ka vetëm vlera artistike, por edhe edukuese për brezat e rinj.

Ne kemi nevojë për aktivitete të tilla, të cilat janë jo vetëm dëfryese, por kanë vlera artistike e edukuese brenda tyre, që të emancipohet në njëfarë mënyre edhe publiku shqiptar,” tha mjeshtri Kapidani.

Iniciativa të tilla duhet të përkrahen dhe të vazhdojnë, sipas tij.

Kemi nevojë për mbështetjen e publikut, por edhe të bizneseve, që akoma nuk janë edhe aq sensibël ndaj aktiviteteve të veçanta,” u shpreh muzikanti.

Përgjatë muajit gusht, koncertet e “Shkodra Jazz Festival” gjallëruan mjediset kulturore të qytetit, duke e kthyer Shkodrën në një qendër të rëndësishme të muzikës xhaz në vendin tonë.

Mbrëmjet muzikore do të transmetohen për shikuesit në rrjetin e RTSH.

- RTSH-

Lini një Përgjigje