Shkodra është përzgjedhur si vendxhirim për spotin zyrtar të markës prestigjioze “Honda”, që po realizohet nga një ekip me emër në industrinë e filmit dhe reklamës globale.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, priti sot në një takim zyrtar producentin e nominuar për çmimin Oscar, Harvey Ascott, si dhe producentin Besnik Krapi, të cilët ndodhen në qytet për të zhvilluar këtë projekt të rëndësishëm ndërkombëtar.
“Një takim frymëzues, ku folëm për potencialin që ka Shkodra si destinacion unik për produksione filmike dhe reklamuese me ndikim global” u shpreh Beci.
Gjatë takimit u theksua se peizazhet natyrore, trashëgimia kulturore dhe autenticiteti i qytetit janë ndër faktorët kryesorë që kanë tërhequr vëmendjen e produksionit ndërkombëtar.
Ky projekt e vendos Shkodrën në dritën e prozhektorëve për të hapur rrugën për projekte të tjera ndërsa promovon qytetin për projekte kreative dhe investime në industrinë e medias.
/ATSH/
Lini një Përgjigje