
Kompozitori i mirënjohur, Limoz Dizdari, në gjendje të rënduar shëndetësore është shtruar në spitalin rajonal të Durrësit.
Burime për TCH bëjnë me dije se ai ndodhet i intubuar në reanimacion me insuficcencë pulmonare.
Gjendja e tij paraqitet e rëndë dhe nevoja për ndihmë më të specializuar mjekësore për kompozitorin është e pranishme.
Dizdari kompozitor i muzikës së lehtë, veprave simfonike dhe muzikës së mjaft filmave po përballet me një formë të rëndë të sëmundjes së pulmoneve.
Pas mbylljes së qendrës kulturore ”Dea” në Ksamil vitin e kaluar, i detyruar u zhvendos për të jetuar në plazhin e Durrësit.
Sic i dha Markut 10 milion ti jape dhe kompozitorit, se ka dhene per kete vend., me muziken e tij te bukur.
Pa tjeter ti jape jo 10 por 20 milion. Limoz Dizdari eshte nje nga kompozitoret me te mire te Shqiperise dhe e meriton qe te kurohet. I uroj sherim te shpejte.
Ai i Gjati le t'i japë sa të dojë para Markut apo Limozit. Por nga xhepi i tij. Jo nga ai i shqiptarëve. Çfarë paska bërê ky Marku që qeveria i ka falur 10 milionë lekë?! Pse qënka ai më i mirë dhe i rëndësishëm se të tjerët?! Njëlloj për Dizdarin. Të gjithë njerêzit janê tê barabartë, por duket se ka derra qê qënkan më të barabartë se të tjerët.