Në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe festive, që Bashkia Devoll zhvillon gjatë sezonit veror, qyteti u gjallërua nga një mbrëmje e paharrueshme muzikore me këngëtarin e mirënjohur të muzikës popullore shqiptare, Ylli Baka.
Ky koncert u prit me shumë entuziazëm nga qytetarët devollinj, të cilët kishin mbushur sheshin për të shijuar nga afër zërin dhe interpretimin e një prej emrave më të dashur të muzikës sonë tradicionale.
Atmosfera ishte e mbushur me gëzim, vallëzim dhe emocion, ndërsa këngët e tij i bashkuan të gjithë brezat, nga të rinjtë tek më të moshuarit.
Ylli Baka, me repertorin e tij të pasur dhe stilin unik të interpretimit, solli në skenë këngët më të njohura, duke i kthyer ato në një udhëtim muzikor përmes traditës dhe shpirtit shqiptar.
Çdo këngë u shoqërua me duartrokitje të zjarrta, kërcime dhe këndim nga publiku, duke e kthyer koncertin në një festë të madhe popullore.
- RTSH-
Lini një Përgjigje