Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të mëdha të mendimit shqiptar.
Në reagimin e tij, Konjufca theksoi se lajmi për vdekjen e Qosjes është pritur me pikëllim të thellë nga i gjithë kombi shqiptar, duke e quajtur atë “kolosi ynë i fundit intelektual”.
Ai vlerësoi kontributin shumëdimensionale të Qosjes si shkencëtar, shkrimtar, akademik dhe kritik, duke nënvizuar rolin e tij të rëndësishëm në studimin dhe pasurimin e letërsisë shqipe.
Konjufca theksoi gjithashtu angazhimin e tij publik dhe politik, veçanërisht në vitet ’80, kur sipas tij Qosja u dallua për guximin në denoncimin e shtypjes ndaj shqiptarëve, si dhe për qëndrimet e tij në periudhat vendimtare për historinë e Kosovës.
“Progresiv me bindje, egalitar në qëndrime, gjithnjë kombëtar në veprime dhe humanist në vlera – Rexhep Qosja do të kujtohet si një nga figurat më të rëndësishme të kombit tonë”, u shpreh Konjufca.
Ai përfundoi mesazhin e tij duke nderuar jetën dhe veprën e akademikut me fjalët: “U prehtë në paqe!”
A.K./TemA
Gjithnje sherbetor i klanit Pronto, apologjet i Peter Handke - vajtuesit te Sllobes, apologjet i "Revolucionit te vonuar demokratik" te njohur si "Rremujat e 1997", apologjet i ndarjes se Veriut te Kosoves ... .