Kuvendi i Shqipërisë gjatë seancës së sotme plenare ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses.
Propozimin e ka bërë kreut i Grupit Parlamentar të PS-së,Taulant Balla i cili shprehet:
“Akademiku Rexhep Qosja, vepra e të cilit janë një kontribut i pazëvendësueshëm i kujtesës tonë kombëtare dhe dinjitetit tonë si komb, është shumë jetike në formën e respektit të kontributit për shqipen, të vlerësojmë kontributin e këtij akademiku, që bazuar në rregulloren e Kuvendit kur salla të plotësojë protokollin të një momenti të tillë solemn, ta kujtojmë veprën e tij duke mbajtur një minutë heshtje. Familja ka kërkuar privatësinë për të mos patur ceremoni zyrtare”, tha Balla.
A.K./TemA
Trupi ne toke,Vepra e pavdekshme mbi dhe!i lehte te qofte dheu i tokes nan Profesor Rexhep Qosja.
Mire beni, qe mbani zi,por vetem shqiptar nuk ish me, por nje hibrid osman.