Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare, Rexhep Qosja

23 Prill 2026, 12:40Kulturë TEMA
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare, Rexhep Qosja

Akademiku Rexhep Qosja është ndarë nga jeta, ditën e sotme.


Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij. Në njoftim bëhet e ditur se tashmë është kryer edhe ceremonia e varrimit. Familjarët thonë se me dëshirën e të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja.

Po ashtu bëhet e ditur se familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale.


“Njoftojmë se sot, më datë 23.4.2026 është ndarë nga jeta dhe është varrosur Rexhep Qosja. Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale. Lusim që privatësia jonë të respektohet dhe të na mundësohet të mbajmë zi në qetësi!”, thuhet në njoftimin e familjes.

18 Komente

  1. T
    Torino

    Ngushellime familjes!Respekt per njerin nga korifejte e letrave SHQIP!Profesori qe la nje emer dhe nje kujtim per pasardhesit.Qofte i lehte dheu!

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      Iku po mbetet. Natyra merr atë që ka dhënë, por nuk merr dot atë që ka lënë ai që ikën. Me jetën e pasur, të gjatë e të shëndetshme të tij familja duhet të ndjehet e ngushëlluar.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pashai

        Ngushëllime Familjes, i paharruar kujtimi dhe vepra e tij.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Foni

          Ç'farë bëhet kështu, vdes tjetri dhe nuk ju jep mundësi politikanëve të mbajnë fjalime dhe derdhin ca lot krokodili!! RIP!

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rrup Tupi

            Të mbanin një fjalim me lot në sy e me gaz në zemër.

            Përgjigjjuni
          2. E
            Emil

            Ngushellime familjes! Respekt per vepren e tij dhe cfare la pas. Si beri debatet politike dhe filozofike asnjehere personale. Vurri gjithmone llogjiken ne vend te urrejtjes.

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qytetari

              E pastë dheun e lehtë Profesor Rexhep Qosja, I fundit rilindës në trojet shqiptare. I paharruar enri I të madhit Profesor Rexhep Qosja!

              Përgjigjjuni
              1. O
                Operacioni Zjarri

                Çfare humbje per kombin tone! Titan i mendimit. I lehte i qofte dheu!

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Ngushëllime kombit tim!

                  Intelektual i madh. Shqiptar i madh. Patriot i madh. Burrë i madh. Ngushëllime familjes dhe gjithën kombit shqiptar! Iku nga kjo jetë dhe u fut në histori, mes atyre shqiptarëve të lavdishëm e që e kanë shkruajtur historinë e kombit me djersën, gjakun, dijen, punën, veprën dhe sakrificat e tyre. Deri sa pati jetë Rexhep Qosja punoi dhe shkroi për kombin shqiptar, tani është rradha e kombit shqiptar të shkruajë për Rexhep Qosen duke u krenuar me bijtë e tij më të.mirë.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rrup Tupi

                    Edhe me vdekje tregon madhështinë e tij. Iku i lartësuar në përjetësi larg mediokrëve hipokritë,që me fjalimet patetike do ta ndotnin figurën e tij prej kolosi. Vdiq siç i ka hije një mbreti,ashtu siç e shkroi në veprën e tij "Vdekja e një mbretëreshe" pa lejuar ta nëpërkëmbin servilët që s'e nëpërkëmbën fot së gjalli. I qoftë i lehtë dheu mbi varr!

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tropojani

                      Në tetorë 1997 u takuan në Kretë të Greqisë K/Ministri i Shqiperisë të asaj kohe Fatos Nano dhe Millosheviçi, për të folur për gjeopolitiken në ballkan, por kishte lidhje më shumë për Kosovën. Mua mu ka dukur në atë kohë krejt normale ky takim, sepse diplomacia më e madhe bëhet në mes armiqve, sepse edhe vendosja e nji paqje pas nji lufte, bëhet pas shumë diplomacie dhe bisedimesh mes armiqve. Ky proçedim, vazhdon edhe sot, si në mes Ukrainëse Rusisë,ashtu edhe mes Iranit dhe Amerikës, mes Azerbajxhanit e Armenisë etj etj etj. Në atë kohë por edhe sot, politiken e jashtme të Sghqiperisë e drejton Amerika e madhe, motra e kombit Shqiptar. "Kundër" ketij takimi në Kretë, ishte Sali Shiqere Viçidoli, i cili me shumë histeri fallco, duke bertitur dhe duke u jargavitur, kritikonte, shante dhe akuzonte Fatos Nanon si tradhetar, duke e akuzuar,qëpo fliste me një armik të fuqishëm, që po pregatitet të pushtojë Shqiperinë ( nuk e permendte Kosovën )...!! I vetmi personalitet Shqiptar, qê kritikoj histerinë e Sali tradhetar Shiqeres, ishte i madhi Rexhep Qosja, i cili tha : Keto klithma fallco, gjoja Milloshi-Serbia po pregaditet ta pushtojë Shqiperinë, janë totalisht klithma të nji strategjie politike meskine të Sali Berishës, sepse Serbia nuk do mundet ta nënshtrojë dhe ta mbajë Kosovën, jo më Shqiperinë e mbi të gjitha sot, që kemi në krahun tonë Amerikën e madhe. Për ketë deklaracion, kurrë Sali tradhetari nuk ja fali Rexhep Qoses. Rexhep Qosja, ishte i vetmi intelektual i lartë i kombit Shqiptar, i cili e nuhati, e ndjeu, e kuptoj dhe e shprehu, që Sali Berisha ishte tradhetar i kombit Shqiptar dhe varrmihësi i shtetit Shqiptar. Nejse. Familjes sê Rexhep Qoses, Kosovës si dhe të gjithë atyre qê e kanë dashur dhe rrespektuar të madhin intelektual Shqiptar, Rexhep Qosja, i ngushlloj nga zemra. Shpirti i tij në xhenet e dheu i Kosovës nënë i qoftë i lehtë.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        G

                        Saliu ka qenë dhe do vdesë agjent i udb vetëm militantët e sëmurë psiqik nuk e dinë. Sikur sufllaqet që mbrojnë lali fikun që as ata nuk e dinë që lali është hajdut me çizme ka miliona euro pasuri

                        Përgjigjjuni
                      2. J
                        Jo Shqipërisë fredbejleriste!

                        Luftoi dhe punoi për këtë komb, por të gjithë tradhëtarët e 100 sahanëve që shtyheshin për të varrosur janullën nën çizmen e Qirjakos, e braktisën.

                        Përgjigjjuni
                        1. x
                          xcgb

                          Ti komentues "qytetari" qenke nje malok berishist. Si qenka Rexhep Qosja rilindasi i fundit ne trojet shqiptare ? Ne kemi me mijera rilindas te gjalle qe nga Rama , Balla, Belinda e deri te Zeqineja. Apo nuk te duken rilindas ty o mosmirenjohes. Te vetmin ndryshim nga rilindasit e vjeter eshte se ata e shkrine pasurine e tyre per te bere Shqiperine ndersa keta te sotmit po shkrijne Shqip[erine per te bere pasuri.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Emri yt perjete do jrtoje o Prof. Qosja

                            I perjete kujtimi i te madhit Rexhep Qosja! Akademiku ikone i Kosoves e kish kuptuar se populli i tij, i vetequajtur dardan, po noton ne ujra te turbullta te Serbise. Ai e dinte se LVV po varros pavaresine, ai iku i trishtuar per kete, por haka edhe e Prof. Qoses do ti bjere mbi koke kesaj partie tradhetore.

                            Përgjigjjuni
                            1. j
                              jj

                              Ore c'behet keshtu, te gjithe ata qe kane sulmuar Berishen po ikin nje nga nje qe nga i ndjeri A.Stefani, e me radhe deri tek Qosja ndersa Berisha rron per bukuri e gezon shendet te plote. Ose ata nuk kane ditur ter qellojne ne shenje ose ku di une po dicka nuk po funksionon si duhet, mallkimet ndaj berishes po u kthehen vete atyre qe e mallkojne. Allah, Allah.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bledar Çibukaj

                                Te qofte dheu i lehte o mal i larte me debore i kombit tone. I paharruar qofsh.

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Korabi

                                  Iku edhe nje tradhtar serborusofil titist.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje