Së shpejti do të nisë restaurimi i Sinagogës së Sarandës

22 Prill 2026, 14:50Kulturë TEMA
Së shpejti do të nisë restaurimi i Sinagogës së

 Në Sinagogën e Sarandës shumë shpejt do të nisë një investim gjithëpërfshirës, që synon restaurimin dhe konservimin e monumentit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vizitoi nga afër këtë monument, ku theksoi se “ndërhyrja cilësore do t’i rikthejë shkëlqimin e munguar, që të jetë i aksesueshëm gjatë gjithë ditës dhe natës, si dhe për ta kthyer sa më shpejt këtë sit në një pikë dinjitoze vizitueshmërie për qytetin”.

Sinagoga e Sarandës është zbuluar nga gërmimet arkeologjike dhe është e  pasur me mozaikë me vlera të rralla.

“Ndërhyrja do të konsistojë në mbrojtjen e mozaikëve, sistemin modern të ndriçimit, modernizimin e zyrës së informacionit dhe infrastrukturës së nevojshme për vizitorët, falë një bashkëpunimi konkret mes Bashkisë, Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit dhe mbështetjes së Fondacionit Besa”, theksoi Gonxhja.

Ministri Gonxhja u shpreh se “ky fondacion, i lidhur ngushtë me historinë e besës shqiptare dhe mbrojtjen që populli ynë u bëri hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, sjell një kontribut të vyer edhe për këtë monument me simbolikë të veçantë”.

Sinagoga e Sarandës mendohet se është ndërtuar nga pasardhësit e hebrenjve që u vendosën në bregdetin jugor të Shqipërisë rreth vitit 70 pas Krishtit. Megjithatë, në shekullin VI, sinagoga u zëvendësua nga një kishë.

Ajo është një nga objektet më të vizituara nga turistë vendas e të huaj, që shkojnë në Sarandë, duke qenë se është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të rajonit. A.K./TemA

2 Komente

  1. I
    I Persosmi...

    Per mendimin tim, kjo është e padrejte. Sepse turistet do te mendojne se jemi cifute, gjr qe s'eshte e vertete. Ja pse: cifutizmi eshte fe, judaizmi. Banoret e e zones ne fjale me vone, jane kthyher ne te krishtere, çfare e deshmon kisha e ngritur mbi themelet e saj. Ndaj, ky veprim bie ndesh me vullnetin e njerezise qe ka banuar ne ate zone deri me sot. Me 1938, nuk ka patur fe çifute te regjistruar ne gjykate. Kemi te bejme pra, me krim kulturor dhe identitar... .Ministri i Kultures po shkallmon identitetin shqiptar...

    Përgjigjjuni
    1. I
      I Persosmi...

      Jam shumë afer te te shtatedhjetave dhe per here te pare do te behem spiun me vetedije: do te ve ne dijeni organet perkatese te Bashkimit Europian etj per kete perdhosje te banoreve te asaj zone qe ne shekullin e 4-rt kane vendosur te perqafojne besimin e krishtere. Çifutizmi eshte fe, nuk eshte etni...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje