Organizohet Festivali i Fotografisë në Lezhë

21 Prill 2026, 13:48Kulturë TEMA
Organizohet Festivali i Fotografisë në Lezhë

Në Lezhë u mbajt Festivali Mbarëkombëtar i Fotografisë, një aktivitet që për dy ditë me radhë mblodhi 32 artistë nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Fotografët eksploruan dhe dokumentuan përmes objektivit pasuritë natyrore, atraksionet turistike dhe kulturën e zonës.

“Jam përpjekur të sjell perëndimin e diellit, i cili ndërthuret me disa lloj degësh të një peme”, u shpreh Sali Jonuzi, fotograf.

“Mendoj që Shqipëria është shumë frymëzuese dhe ne të Maqedonisë fotografojmë shumë që ta promovojmë sa më shumë”, tha Ruzhdi Ibrahimi, fotograf.

Punimet e tyre u ekspozuan në shëtitoren e Shëngjinit, ku tërhoqën vëmendjen e shumë vizitorëve vendas dhe të huaj.

Sipas Drejtorit të Turizmit në Bashkinë Lezhë, Renaldo Xhani, aktivitete të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në promovimin e zonës dhe rritjen e interesit të vizitorëve.

“U fotografuan kryesisht zonat më të bukura të Lezhës si Laguna e Kune Vain, plazhet, Rana e Hedhun”, u shpreh Renaldo Xhani, Drejtor i Turizmit, Bashkia Lezhë.

Me ekspozitën e fotografive shëtitorja “Wilson”, u kthye në një hapësirë arti të hapur për publikun. A.K./TemA

Lini një Përgjigje