Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një takim me Marsela Bashari, përfaqësuese e diasporës shqiptare në Luksemburg, ku vlerësoi rolin e saj në forcimin e lidhjeve mes komunitetit shqiptar jashtë vendit dhe atdheut.
Gjatë takimit, Balla theksoi rëndësinë e angazhimit të diasporës në promovimin e vlerave kombëtare dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit kulturor e shoqëror. Ai nënvizoi se aktivitete të tilla kontribuojnë drejtpërdrejt në ruajtjen e identitetit shqiptar dhe në forcimin e marrëdhënieve me vendin e origjinës.
Duke vlerësuar përkushtimin e Basharit, Balla u shpreh se arti dhe kultura mbeten ndër ambasadorët më të fuqishëm të çdo populli, pasi përçojnë një gjuhë universale që nxit mirëkuptimin, respektin dhe harmoninë mes komuniteteve.
A.K./TemA
Keto takime me duken si vacancat e pushtetareve neper bote, c‘fare u afron qeveria diaspores qe te investojne ne Shqiperi……???!! Free taks per 10 vjet ose me shume, free qira trualli ore dicka qe ata te afrohen dhe te sjellin businesset e tyre kush ka interes dhe jo beni foto e party per show propogandistik…!!
Do isha kureshtar te dija sa shqiptare ka ne Luksemburg.