Gonxhja: Në kalanë e Borshit po kryhet ndërhyrje e rëndësishme (VIDEO)

20 Prill 2026, 15:35Kulturë TEMA
Gonxhja: Në kalanë e Borshit po kryhet ndërhyrje e

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau pamje nga punimet në Kalanë e Borshit, që do të hapet si sit i ri muzeal

Gonxhja shkruan se në Kalanë e Borshit po kryhet një ndërhyrje e rëndësishme që do t’i japë jetë të re këtij monumenti historik, duke ruajtur historinë dhe duke përmirësuar përvojën e vizitorëve.

Projekti, i financuar nga Banka Botërore dhe i implementuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, IKTK dhe Bashkinë Himarë, parashikon konservimin dhe stabilizimin e strukturave, restaurimin e xhamisë brenda kalasë, si edhe krijimin e elementëve të rinj arkitektonikë, paneleve interpretuese, platformës së vëzhgimit dhe ndriçimit artistik.

Pas përfundimit të punimeve, Kalaja e Borshit do të hapet si sit i ri muzeal me biletë hyrëse, duke u kthyer për herë të parë në një destinacion të mirëstrukturuar për vizitorët. A.K./TemA

1 Komente

  1. M
    Ministria e Vaginokulturës "G"

    Mjafton te shohesh foton dhe kupton maskaraden, palaçon dhe mashtruesin. Ne site arkeologjik nje eskavator, scraper, !!!???. Me ligj ne fuqi duhet te germohet me dorë. Jo me mjete aq me pak me eskavatore. Po germohet ne rrethinat e Kalase mor tru vaginë, qe te eshte bashkuar bytha me fytyren. Po ske faj ti mor evgjit ushtrie. Po ai që të mban Minister kulture o Gonxhe truvagina. !!??

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje