PIKTURA E DITËS nga Mapo: “Në Belvedere në Vjenë sikur pashë Skënderbenë”, vepra e dashur e Skënder Kamberit që e mundoi po aq shumë autorin

19 Prill 2026, 20:34Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS nga Mapo:  “Në Belvedere në Vjenë

 “Në Belvedere në Vjenë sikur pashë Skënderbenë” (1977 - Vepër e ‘Piktorit të Popullit’, Skënder Kamberi

Skënder Kamberi, piktori i shquar u nda dy ditë më parë nga jeta në moshën 87 vjeç, ndërkohë që vepra e tij me vlerë të rrallë do të mbetet pasuri kombëtare siç është kjo pikturë me tematikë historike dedikuar heroit tonë kombëtar. 

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Kamberi krijoi një numër të madh veprash artistike, disa prej të cilave ruhen sot në fondin e Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë, si dhe në koleksione private brenda dhe jashtë vendit. Veprat e tij janë prezantuar në ekspozita ndërkombëtare në vende si Egjipti, Franca, Anglia, Turqia, Italia dhe Greqia, duke e bërë emrin e tij të njohur edhe përtej kufijve.

Përveç veprës “Në Belvedere në Vjenë sikur pashë Skënderbenë” (1977), ndër krijimet më të spikatura të Skënder Kamberit përmenden tablotë kompozicionale “Ndihma e shokut” (1966), “Betimi i Vrana Kontit” (1968), “Kthimi i nëndetseve”, “Buka e duarve tona” (1976), “Otranto, 1997”, si edhe portretet e luftëtarit Sali Vranishti (1971) dhe poetes Maro Pasho (1973).

Piktori i madh vlonjat një vit më parë u shpreh se po punonte me projektin gjigant të shqiptardashësit më të madh të kohërave, Xhorxh Washington.

Nuk dihet nëse u përfundua kjo vepër ndërsa ai pranoi se piktura më e dashur është edhr ajo e mundoi më shumë, dedikuar Skënderbeut.

Ndërsa gjatë regjimit komunist artisi u shpreh se Mehmeti Shehu donte të fuste në burg, por e shpëtuan pikturat që mbante në shtëpinë e Enverit.

2 Komente

  1. l
    labi doktori

    I paharruar kujtimi i tij dhe vepra e tij qe la prapa .Ishte nje brez i ter piktoresh vlonjat qe lane gjurme te madhe ne artin tone kombetar skenderi ,nestori, hilmiu ,rakipi ,agroni ,petriti e shume te tjere .Per te gjitha dakort jam por nje shprehje nuk jam dakord ,po te donte mehmeti te te fuste brenda as enveri ,as kadriu nuk e ndalonin Si duket ndonje kalec e ka genjyer pas 1991.Per merita te tij ne pikture ai ishte piktor ipopullit dhe deputet ne kuvendin popullor Ishte piktor tamam i proletariatit ne kuptimin e ngushte si dhe une qe me ben mjek Pa u futur ne detaja asnjehere nuk duhet te harrojme mirenjohjen Nje detaje te vogel rastisa kur kish pikturuar nje 100 lekesh te vjeter para 1964 dhe ufut ne dyqan ja dha shitesit dhe ai se kuptoi (shitesi nuk ekuptoi qe ishte pikture ) jo i tha eshte fallco dhe te tre ,skenderi ,shitesi dhe une qeshem per ate qe kishte ber

    Përgjigjjuni
    1. L
      Laura

      I ndrifte shpirti!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje