Zhystina

19 Prill 2026, 19:36Kulturë Adri Kalaja

Zhystina

Një prej shkrimtarëve më interesantë dhe gotikë të viteve të revolucionit francez është Markezi De Sade. Ai, në njëfarë mënyre dhe i parapriu surrealizmit, hedonizmit dhe ekzistencializmit. De Sadi ishte një aristokrat libertin që kishte një ndjenjë të theksuar ndaj sublimes por jo të mirës.

De Sadi donte dhe rrekej të kuptonte të vërtetën e trupit dhe kjo e bëri kaq interesant për mendimarë që do të vinin sërish në një kohë krizash, për mendimtarët e ’68 si Simone De Beauvoir dhe Michel Foucault.

Për De Sadin kënaqësia seksuale është përpara të gjithave, ai madje merrte kënaqësi nga vuajtja e të tjerëve nga dhe psikanaliza krijoi termin “sadizëm” për të përshkruar njerëzit që merrnin kënaqësi seksuale nga vuajtja e tjetrit. Frojdi, për shembull, thotë që njerëzit sadistë janë njerëz që patjetër kanë pasur një paraardhës kanibal.

Nga këtu, De Sadi ishte një familje shumë e vjetër franceze dhe shumë prej krimeve të tij, edhe vrasjeve, mbetën të pandëshkuara. Ai mori status legjendar në Francë për bëmat e tij që hynë në histori si makabre. Por ai nuk ishte një kriminel lufte. As nuk ishte një kriminel i rëndomtë. Ai synonte sublimen. Si do e thoshtë më pas dhe G.Bataille, një tjetër shkrimtar i transgresionit, ai ishte një ushtar i jetës. Donte, më shumë se gjithçka vazhdimësinë e racës njerëzore.

Veprat më të njohura të Markezit De Sad janë Zhystina dhe Zhulieta, histori të dy motrave që janë larg njëra tjetrës në morale dhe gjithçka. Zhystina bie gjithmonë viktimë e kushteve të shoqërisë, Zhuljeta është egoiste dhe narciste. De Sadi sigurisht, para feminizmit modern, përkrah Zhyljetën. Për këtë arsye Simone De Beauvoir do të shkruante një ese me titull “Duhet ta djegim Sadin?”.

Për të gjithë ato që duan të zbulojnë më shumë nga ky autor e kemi dhe në shqip nga shtëpia botuese Dritan me përkthim të Vladimir Bako.

1 Komente

  1. I
    I çmendur

    Autor i neveritshëm. Asnjë dëshirë për të lexuar perversitete dhe sadizma të një të çmenduri.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje