Gonxhja takohet me aktivisten për librin shqip

18 Prill 2026, 15:14Kulturë TEMA
Gonxhja takohet me aktivisten për librin shqip

 Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në kuadër të Samitit e Samitit të IV të Diasporës zhvilloi një takim me Emira Selimi, aktiviste për librin shqip dhe mësimin e gjuhës shqipe në Manastir dhe Denion Meidanin, ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë takimit ata diskutua për projekte e bashkëpunime konkrete në fushën e kulturës, trashëgimisë dhe edukimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja tha se “në fokus ishte ngritja e një qendre kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, si dhe krijimi i skemave të punës për të rinjtë nga RMV që duan të punojnë në sektorin turistik shqiptar gjatë sezonit veror”.

Gjithashtu, shtoi Gonxhja, trajtuam ide për bashkëpunimin mbi rikthimin në funksion muzeal të Shtëpisë Muze të Alfabetit Shqip në Manastir dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në art, kulturë dhe turizëm”.

Ministri Gonxhja konfirmoi vullnetin për të avancuar projekte që forcojnë lidhjet mes dy vendeve dhe promovojnë vlerat e përbashkëta të dy vendeve. A.K./TemA

Lini një Përgjigje