Ministri Blendi Gonxhja nënshkruan marrëveshjen për jetëzimin e Muzeut Besa

17 Prill 2026, 13:48Kulturë TEMA
Ministri Blendi Gonxhja nënshkruan marrëveshjen për

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja nënshkroi marrëveshjen me Fondacionit Kulturor Besa, për jetëzimin e Muzeut Besa në Tiranë.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të Samitit të IV të Diasporës. Ministri Gonxhja tha se, ky është një projekt që synon të evokojë dhe të përcjellë përmes një muzealizimi dhe interpretimi të specializuar një nga kapitujt më domethënës të historisë dhe identitetit tonë.

Muzeu Besa do të sjellë në vëmendje historitë e familjeve shqiptare që gjatë Luftës së Dytë Botërore strehuan dhe shpëtuan hebrenjtë, dhe jo vetëm, duke mishëruar vlerat e Besës Shqiptare: besnikërinë, mikpritjen, nderin dhe traditën e shenjtë të “shtëpisë që i takon Zotit dhe mikut”.

“Hedhim një hap të rëndësishëm drejt zbatimit të këtij projekti, i cili pritet të realizohet brenda 36 muajve”, u shpreh kreu i MTKS-së.

Tashmë i hapet rruga investimit, tërësisht me fonde nga donacionet e filantropia.

Ministri e cilësoi këtë projekt si “një vepër me rëndësi të veçantë për turizmin historik e kulturor, që do të jetë një diamant i kujtesës kolektive dhe i reflektimit shpirtëror në zemrën e Tiranës, krenari e frymëzim për brezat dhe njerëzimin, rrëfyer për vizitorët e ndërkombëtarizuar si një trashëgimi natyrale e një brandi unikal shqiptar”. A.K./TemA

1 Komente

  1. S
    Si certo, seguro

    Për Allah qe Ska bese shqiptari,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje