nga Enver Robelli
Universiteti i Baselit e ka zgjedhur një fotografi të portës juglindore të qytetit ilir Amantia për të njoftuar mbi një projekt kërkimor mbi gjuhën shqipe. Siç bëhet me dije, projekti është financuar nga Fondi Kombëtar i Zvicrës për Shkencën (SNSF) dhe bart titullin “Gjuha Shqipe në Antikitet”. Projekti ka nisur në tetor të vitit 2022 dhe pritet të përmbyllet në shtator të këtij viti. Qëllimi i projektit është të përcaktojë se si kanë folur paraardhësit e shqiptarëve në antikitet. Ose, siç nënvizohet në përshkrim, projekti synon të përcaktojë se si dukej pararendësja e gjuhës shqipe në antikitet dhe ku mund të jetë folur kjo pararendëse.
“Ky projekt është frymëzuar nga puna e vazhdueshme e kolegëve të ndryshëm mbi përshkrimin gramatikor të teksteve të shqipes së vjetër dhe puna aktuale mbi etimologjinë e shqipes”, thuhet në njoftim.
Për këtë qëllim Fondi Kombëtar i Zvicrës për Shkencën ka ndarë për një periudhë 4-vjeçare një shumë prej 916’708 franga (1 milion euro).
Më tutje në njoftim nënvizohet: “Gjuha shqipe përbën një degë të veçantë të familjes së gjuhëve indo-evropiane. Përveç greqishtes dhe gjuhëve romane, shqipja është pasardhësja e vetme e mbijetuar e gjuhëve të folura në Ballkan në antikitet. Meqenëse teksti më i hershëm koherent në shqip daton nga viti 1555, qasja jonë kryesore në historinë e gjuhës bëhet nëpërmjet rindërtimit gjuhësor dhe studimit të huazimeve të hershme. Këto huazime kanë hyrë në gjuhë si rezultat i kontaktit midis folësve të shqipes dhe greqishtes, latinishtes dhe rumanishtes (tri gjuhët në të cilat ne përqendrohemi në këtë projekt), si dhe me gjuhët sllave të jugut, turqishten dhe italishten”.
Sa i përket metodave, shkencëtarët e përfshirë në këtë projekt tregojnë se “metodat shkencore të përdorura do të jenë rindërtimi gjuhësor krahasues dhe gjuhësia e kontaktit”. Rindërtimi gjuhësor krahasues përbëhet nga dy hapa. I pari është rindërtimi i brendshëm gjuhësor, i cili rezulton nga krahasimi i dialekteve të gegnishtes dhe toskërishtes së vjetër, duke dhënë një përafrim të parë të proto-shqipes. Hapi i dytë: krahasimi i pastajmë i shqipes së vjetër dhe proto-shqipes me gjuhët e tjera indo-evropiane (dhe protogjuhët e tyre përkatëse), gjë që, sipas shkencëtarëve, mundëson të korrigjohet dhe përmirësohet rezultati i hapit të parë.
Lidhur me kontaktin gjuhësor, projekti fokusohet në korrespondencat leksikore dhe gramatikore midis shqipes dhe latinishtes, shqipes dhe rumanishtes, si dhe shqipes dhe fazave të ndryshme të greqishtes.
Ky kërkim është i ndarë në tre nën-projekte plotësuese që realizohen nga kërkuesi post-doktorant dr. Sergio Neri dhe nga dy doktorantët Gerard Spaans dhe Alexander Herren.
“Rezultati i projektit do të jetë një monografi akademike (ose një seri artikujsh të gjatë) mbi rindërtimin e proto-shqipes, dy teza doktorature, disa artikuj bashkëpunues ndërkombëtarë të rishikuar nga kolegët dhe akte të konferencave. Përveç kësaj, ne do të krijojmë një bazë të dhënash etimologjike të korrespondencave leksikore latine/shqipe, shqipe/rumune dhe shqipe/greke, e cila do të plotësojë bazën e të dhënave etimologjike të shqipes së vjetër në München”, njoftojnë shkëncëtarët e përfshirë në këtë projekt.
Qyteti ilir me nje hark, simboli tipik romak i antikitetit. Venem nese keta te Fondit lashtesi quajne kohen e Skenderbeut. Kush e ka zgjedhur kete foto cfare njohurish historike ka? Perrallat e gjyshes?
Harku eshte perdorur ne antikitet nga gjithe popujt mesdhetar, etrusk, grek, ilir, mesopotam, dhe me vone romak.
Shko mo injorant. Greket nuk e njihnin harkun rrumbullak Nuk ka asnje tempull grek ne lashtesi, asnje pallat me harqe gjysrrethore para pushtimit romak. Vetem kolona pa' fund. Lere pastaj babilonas apo sumere apo asire e hitite, hebrenj a filistenj ne Mesopotami. Nuk e kishin as egjiptianet e as fenikasit. Harkun e rrumbullaket e shpiken etrusket por ata qe e persosen dhe e vune ne baze te teknologjise e struktures arkitektonike ishin romaket. Cdo arkirekt e historian i lashtesise e di kete gje. Tani shko e kerko me intelligence artificiale apo bio ku jane ndertuar harqet e para te rrumbullaketa.
Ku eshte shteti skiptar ku jane oligarket skiptar qe nuk japin asnje kontribut? Per cfare na duhen mbi koke? Me mire ti varim te sheshi
ha mut ha.. Grek bythqire..
Pavaresisht faktit e te qenit njeri i shitur dhe pa ndonje rrespekt per veten, ketu ke te drejte. Ti te pakten e deklaron se per ke leh nga mengjesi deri ne darke, kurse klasa e re e pasur shqiptare eshte krejtesisht hipokrite.
Shqipja asht e vjeter e kryeneçe. E para, ka nje fjale te vetme me sens te kundert qe tregon se asht e vjeter sa latinishtja ose pararendese qe ka lindur nga kontaktet e para me latinishten. E dyta gjeni te kunderten e fjales bashke si quhet ne gjuhen shqipe. Ketu dua te ve ne sprove te tere forcen e atyre qe merren me gjuhen shqipe. A ka mbete ndonje qe dine ta lidhe te vjetren me te rene. E treta ajo qe te le pa mend per forcen e saje ne lidhjen Shqip-latinisht asht deshifrimi i LOGOS, ISCANDERBEG, zgjedhur e lene nga vete Gjergj Kastrioti. Ka dhe shume te fortate tjera qe e nxjerrin me te vjeter dhe e pasurojne.
Sens Kundert Vjeter Force Kontakte Sprove Deshifrim ... Asnje nga keto fjale qe ke perdorur nuk ka origjine ilire a shqipe. Tani provoje t'i zevendesosh me llogje te tjera paralatine. P.s. e kunderta e bashke mund te shprehet me shume fjale: vec, - ndare, -vecuar, - percare. Varet nese e perdor si mbiemer apo ndajfolje. Edhe ik e shiko ndonje fjalor e mos na humb kohe me kesi llogjesh
Pntkst edhe ke te drejte edhe s'ke te drejte.Por me pergjigjen e te kundertes Bashke, je shume larg. Kush e gjene, do t'i bie ne gjunje si Edi Rama para Melonit