Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

15 Prill 2026, 21:57Kulturë TEMA
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare piktori i njohur Skënder Kamberi.

Me një jetë të dedikuar artit, Kamberi është cilësuar si një një nga “penelat” më të dalluara të pikturës shqiptare qysh prej fillimit të viteve ‘60.

Disa vepra të tij, kryesisht kompozime, sot ndodhen në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, përveçse në duart e mjaft koleksionistëve sqimatarë të pikturës. Veprat e tij kanë kapërcyer edhe kufijtë me ekspozita në Egjipt, Francë, Angli, Turqi, Itali, Greqi etj.

Ndër pikturat më me vlerë të Skënder Kamberit janë: tablotë kompozicionale “Ndihma e shokut” (1966), “Betimi i Vrana Kontit” (1968), “Kthimi i nëndetseve”, “Buka e duarve tona” (1976), “Në Belvedere në Vjenë sikur pashë Skënderbenë“ (1977), “Otranto, 1997” dhe portretin e luftëtarit Sali Vranishti (1971) dhe të poetes Maro Pasho (1973).

I lindur në Vlorë më 2 shkurt të vitit 1939, Skënder Kamberi mbaroi Artistik në vitin 1960 dhe vazhdoi Institutin e Lartë të Arteve ku u diplomua në vitin 1965.

Në ato vite ai u kthye në vendlindje, ku bashkë me piktorin Nestor Jonuzi, dha një kontribut të veçantë në përhapjen e gjerë të pikturës në qytet.

4 Komente

  1. L
    LORA

    I qofte dheu i lehte,piktorit te shquar Skender Kamberi. La emer te mire,per vendin dhe familjen.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Piro Janina

      Prefesori im i vizatimit , nje piktor i jashtezakonshem dhe njeri shume i mire .Ngushellime familjes dhe rrethit shoqeror te Profesor Skenderit

      Përgjigjjuni
      1. E
        Edi

        RIP Mjeshter! I paharruar do te jete kujtimi yt per Vloren dhe mbare shqiptarine!

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nxenesi i tij

          Piktori me i madh shqiptar i te gjitha koherave pa diskutim, nje artist i vertete dhe teper i kulturuar. Skenderi e kishte ne gjak pikturen, njgjyren, driten e Vlores, zmeralden e detit, ishte nje En plein air-ist par excellence. I paharruar qofsh mjeshter.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje