Vjen në shqip nga Botime "Aleph" poetja e madhe Louise Gluck

15 Prill 2026, 10:34Kulturë TEMA

Vjen në shqip nga Botime "Aleph" poetja e madhe Louise Gluck

Ka ardhur për herë të parë në shqip nga Botime Aleph poetja e madhe Louise Gluck.

Libri titullohet "Iris i egër".

Lajmin e ka bërë të ditur në instagram poeti dhe botuesi Gentian Çoçoli.

Më poshtë postimi i plotë: 

IRISI I EGËR është një ‘kopsht’ i rrallë lirikash që LOUISE GLÜCK i shkroi pas muajsh të tërë heshtjeje dhe meditimi.


Një varg i vetëm - Në fund të dhimbjes sime gjendej një portë - që i mbeti në mendje për muaj me rradhë, e shpuri në këtë kryevepër të poezisë amerikane. E shpuri edhe pak më larg, tek ÇMIMI NOBEL…

LOUISE GLÜCK - Irisi i egër (poezi)
Me Ligjëratën e Nobelit
Parathënia Colm Tóibín
Përktheu nga anglishtja
Orges Hakani - Selmani
Formati 140 X 206 mm; 88f; 1000L
Gjendet në libraritë kryesore të Tiranës.

E cilësuar si një nga poetet më të talentuara bashkëkohore amerikane, poezia e Louise Glück-ut  njihet për saktësinë teknike, ndjeshmërinë dhe thellësinë e perceptimit ndaj vetmisë, marrëdhënieve familjare, divorcit dhe vdekjes.

Glück-u është autore e 13 librave me poezi me të cilat ka fituar Çmimin Kombëtar të Librit, Çmimin e Librit të Vitit nga Los Angeles Times, Çmimin Pulitzer, etj. Në vitin 2020, ajo u vlerësua me Çmimin Nobel në Letërsi për “zërin e saj të pagabueshëm poetik i cili me bukurinë e vet të ashpër i dha universalitet ekzistencës individuale.” U nda nga jeta në vitin 2023.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje