Nga Teuta Toska
Profesorët tanë, gjuhëtarët shqiptarë më të mirë, u mblodhën (thuajse) të gjithë bashkë dhe përshkruan rregullat për një SISTEM të shqipes zyrtare (standardi), që mbështetet në dy boshtet më të qenësishme të strukturës gramatikore të shqipes: lakimi (i emrit, mbiemrit e përemrit) dhe zgjedhimi (i foljes). Është kaq koherent sistemi, sa në pjesën më të madhe të fjalëve të shqipes kemi forma gramatikisht të dallueshme për rasa të ndryshme e veta/kohë/diatezë të ndryshme. Për shembull, një folje në standard shfaqet në përdorim në standard në rreth 250 forma gramatikore TË DALLUESHME.
E parashkruan sistemin në mënyrë të përsosur? Jo, e dinin edhe vetë. Por bënë më të mirën që dinin.
Dhe gjuha, nga ana tjetër, e përmirëson veten çdo ditë, sipas nevojave dhe mençurisë së atyre që e përdorin.
Tani, ju që jeni kundër këtij standardi, na krijoni një sistem të tillë kaq koherent, me paradigma të plota, parashkruani rregulla aq të mësueshme, përdoreni vetë në mënyrë po aq koherente dhe na e jepni pastaj neve për ta përdorur./Marrë nga Facebook-u i autores
Kjo eshte me e mira qe dinin apo ajo qe i instruktoi Xhaxhi Enver ? pse e futen gjithandej "ë" dhe fjale njerrokeshe ( qe vertetojne me se miri lidhjen me paraardhesit tane) na u bene dyrrokeshe , duke humbur identitetin kombetar? Po pse nuk futen ne shqipen standarte asnje fjale nga gegnishtja ? pse gegnishtja i trajtua me kaq neveri nga "profesoret gjirokastrite" si te ishte gjuha e serbit ? Te pakten mos dilni e shkruani budallalleqe , se e kuptoni edhe vete demin qe i kane bere gjuhes shqipe.
O Troc, pse ben c'do gje politike? Standartizimi i shqipes ka filluar qysh shekullin 19 nga rilindasit (ndoshta edhe me pare) dhe ka qene dhe eshte nje proces i tere
Unë e kam pranuar faktit që shqiptarëve ju imponua gjuha standarde, bindja ime rjedh nga fakti se dhe në shumë shtete të Evropës me dhunë është vendosur gjuha standarte. Por unë nuk mund të pranoj që dikush andej nga Jugu të më detyrojë të flas gjuhën e nënës së tij me gjithë respektin që kam për ta. Unë jam i lirë që të flas atë gjuhë që e kam të timin shpirtërore dhe këtë e flas ku dua e si dua, kjo nuk do të thotë që unë nuk e njoh standartin dhe historinë e standartit. Kështu që më respektoni në doni që tju repsektojmë!
E dini, te dashur lexues, se jane kaq te vegjel dhe pa koke disa gegenishtdashes? Sepse nuk e dine gegnishten vete. Dhe nuk behet stan me lepuj. Fali, o Zot, se nuk dine cfare flasin! Troci eshte nje zog si puna e pellumbit, por qe di te komunikoje kaq: fuuu, fuuu.
Hodhi nje budallaqe e pa shkolle deputete nje gure ne uje dhe 100 te tjere nuk e nxjerrin dot
Problemi me ate te ashtuquajturen deputete duhet te jete tjeter: Ajo nuk e flet dot shqipen standarde sepse nuk e di, jo se preferon malokcen para standardit.
Kemi te bejme thjesht me revanshin shpellar te radhes. Kane vendosur me cdo kusht qe ti nxjerrin gurin e fundit te themelit ketij vendi. Te shohim sa do ja dalin.