Këshilli i Qarkut Elbasan ka nderuar me titullin “Nderi i Qarkut” Kryegjyshin Botëror Bektashian, Shenjtërinë e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, në vlerësim të kontributit të tij të spikatur fetar, kombëtar dhe shoqëror.
Në motivacionin e këtij vlerësimi theksohet roli i tij si klerik, atdhetar dhe intelektual në përmbushjen e misionit bektashian “Pa Atdhe, nuk ka fe”, si dhe angazhimi i vazhdueshëm për promovimin e paqes dhe harmonisë njerëzore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në fjalën e tij Kryetari i Bashkisë Elbasan vlerësoi kontributin e Shenjtërisë s Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj në ruajtjen dhe promovimin e traditave fetare, kulturore, historike dhe atdhetare në bashkitë e Qarku Elbasan, si dhe mbështetjen konkrete për projekte të ndryshme në dobi të komunitetit lokal.
Kryegjyshi botëror u shpreh se ky titull nuk i përket vetëm atij, por të gjithë besimtarëve dhe klerikëve që kanë mbajtur këtë rrugë.
Kryegjyshi botëror bektashian mban disa tituj në bashki e qarqe të ndryshme të vendit. A.K./TemA
nder i kombit(sunit or shiit) sullton i bektosh state m'Albaniston!? Ptuuuu letyra arabe qe prisni qe Evropi tju hap porten.....!!! Te gjatin,madje me gunga (si turkey) do te merrni...... gezuar ramazonin!
hahahahaaa aaah ju marrte muti shalet me gjithe baba Mondin rrace bylldymçengelash