U mbajt në Shkodër koncerti homazh për Tish Dainë

13 Prill 2026, 11:16Kulturë TEMA
U mbajt në Shkodër koncerti homazh për Tish Dainë

Një atmosferë e veçantë artistike mblodhi publikun shkodran në një mbrëmje të dedikuar muzikës dhe kujtesës kombëtare.

Në 100-vjetorin e lindjes, figura e Tish Daijës u rikthye simbolikisht në qytetin e tij, përmes një koncerti homazh që solli në skenë veprat më të mira të krijimtarisë së tij.

Koncerti u drejtua nga dirigjentja Elda Laro, ndërsa në skenë performoi Orkestra Simfonike e Shkodrës.

I konsideruar si një nga themeluesit e muzikës së kultivuar shqiptare, Tish Daija mbetet në histori si krijuesi që i dha zë identitetit shpirtëror të një kombi. A.K./TemA

Lini një Përgjigje