Anbeta Toromani rikthehet në skenën e TKOB

12 Prill 2026, 11:32Kulturë TEMA
Anbeta Toromani rikthehet në skenën e TKOB

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) njofton se Anbeta Toromani, një prej emrave më të njohur për publikun dhe me një karrierë të spikatur ndërkombëtare, do të rikthehet në skenën shqiptare në një produksion tërësisht të ri, në rolin titullar të baletit “Carmen”.

Bëhet fjalë për një premierë të plotë në të gjithë komponentët e saj artistikë, me koreografi nga Amedeo Amodio, mbi muzikën e Georges Bizet, si dhe me një qasje të re muzikore të përshtatur nga Giuseppe Calì.

Shfaqjet do të jepen në datat 4, 5, 9 dhe 10 maj 2026, në orën 20:00, në skenën e TKOBAP.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje