Ngre siparin te Muzeu Marubi në Shkodër ekspozita për Rrok Zojzin

12 Prill 2026, 09:23Kulturë TEMA
Ngre siparin te Muzeu Marubi në Shkodër ekspozita për Rrok Zojzin

Për herë të parë, një përzgjedhje e fotografive etnografike të Rrok Zojzit, themeluesit të etnografisë institucionale shqiptare dhe pionier në përdorimin e fotografisë si instrument kërkimor, u publikuan përmes një ekspozite në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër.

Këto imazhe dokumentojnë kulturën tradicionale shqiptare përmes veshjeve, banesave, mjeteve të punës, ritualeve dhe simbolikave kulturore.

Kjo ekspozitë u realizua falë mbështetjes së Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje