Në një kohë kur identiteti dhe lidhjet me origjinën marrin një vlerë gjithnjë e më të madhe, vjen një mesazh frymëzues nga Danilo Zeka, balerini i parë në Teatri i Operas dhe Baletit të Greqisë, i cili fton shqiptarët kudo në botë të bëhen pjesë e një momenti të veçantë kombëtar.
Me moton domethënëse “Përmes rrënjëve lartësohemi”, ai thekson rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe forcimit të lidhjeve mes shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, përmes pjesëmarrjes në Samitin IV të Diasporës.
Ky samit, që do të zhvillohet më 13–15 prill në Tiranë, është më shumë sesa një event. Ai është një platformë bashkimi, reflektimi dhe vizioni për të ardhmen e shqiptarëve globalisht. Një hapësirë ku idetë, përvojat dhe historitë ndërthuren për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi.
Mesazhi i Danilo Zekës vjen si një kujtesë e fuqishme se suksesi individual jashtë kufijve nuk e zbeh përkatësinë, por përkundrazi e forcon atë. Ai është një shembull i gjallë se si rrënjët shqiptare mund të shndërrohen në forcë për të arritur majat ndërkombëtare.
Në një Tiranë që aspiron dhe meriton të jetë gjithnjë e më shumë evropiane, Samiti i Diasporës përfaqëson një mundësi unike për të rikthyer vëmendjen tek vlerat, talenti dhe potenciali i jashtëzakonshëm i shqiptarëve në botë.
Ftesa është e hapur për të gjithë: Shihemi ne 13 -15 prill ne Tiranë.
Sepse vetëm përmes rrënjëve, lartësohemi. A.K./TemA
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje