Surpriza e qeshur e Figaros në baraspeshën e Pezaros.

10 Prill 2026, 16:23Kulturë TEMA

Surpriza e qeshur e Figaros në baraspeshën e Pezaros.

Sapo kalon Ankonën ,  me portin e saj të vogël por me kualitet , një ndër qytetet e dritshëm në kthesat e autostradës pan Adriatikase mbetet Pesaro.

Thuhet se Çezari mijëra vjet mëparë , mbas fitores së ushtrive të tij ndaj dyndjeve gotike , duket se u ndal në këtë vend të bekuar buzë detit për të peshuar metalet e stolitë e çmuara të të mundurve duke e pagëzuar me emrin e aktit të Peshimit , pra Pesare ose me peshue.

Ecejaket bregdetare i ndalin sytë tanë kureshtarë tek ngrehinat e vilave të stilizuara neoklasike me relieve nga më fantazmagoriket. Faunë , engjëj , sirena e vestale hijeshojnë dekoret e portikëve e fasadat tërheqëse në sheshin e pedonales , madje dhe në secilën rrugë me dushqe të ruajtur autentike nëpër kohëra.

E veçantë tingëllon dhe prania e skulpturave në parqe e pranë godinave të rëndësisë shtetërore .

Hyrja në qytetin e vjetër pas disa kilometrave relaksi veshur me diell udhëtarësh , na befason me të papriturat e vitrinave ku artizanët kanë tejkaluar veten dhe na dhënë personazhe të operas klasike. Pyesim për çmimin e statujave të damave e zotërinjve të krijuar me parafinë , kur papritmas na kumbon një zë : " Figaro , Figaro lart poshtë këtu atje..". Shitësi koleksionist i buzëqeshur na tregon me gisht  se përballë ndodhet shtëpia e kompozitorit të njohur të Berberit të Seviljes , Rosinit.

Duket sikur nga porta e vilës qytetëse përballë po dalin klientë të sapoqethur e të lumturuar për lajmin e një martese gazmore e të shenjtë si Martesa e Figaros.

Surpriza e qeshur e Figaros në baraspeshën e Pezaros.

Tek porta klasike një vajzë me pamje rrebele , sy të kaltër e flokë të qethura shkurt na pranon si gazetarë të lirë të turizmit kulturor.

Shtëpia muze me tre kate e babait të kreshendos Rosiniane , na fton të njohim më mirë vendin ku u lind e u rrit personaliteti disa operave të kthyera në simbol të shpirtit qytetar.

Oxhaku ku u lind Xhoakino Rosini është realizuar me dashuri nga sendërtuesit duke e krijuar si të gjallë vendin ku qendroi lehona nëna e tij nga Urbino këngëtarja Ana Guidarini dhe babai i tij Xhuzepe Rossini një instrumentist e patriot iluminist i përndjekur për idetë e tij revolucionare , Nën këtë çati të ngrohte e gjithë diell , prindërit e mbrujtën Rosinin  djalosh me dashuri për artin e të bukurën.

Në katin e dytë shohim poltronën e Figaros , si një skenë filmi kolltuku i Berberit të qeshur të Seviljes  të fton të provosh briskun ledhatues të parrukierit romantik e ngacmues.

Kritikët italianë të muzikës e kanë vlerësuar kompozitorin e shëndetshëm e të ndriçuar si një titan të fuqisë dhe kurajos skenike , si një Mozart italian ose një Napoleon të një epoke historike në muzikën operistike.

Në ngjitje të shkallëve ndjejmë gjallnimin e kreshendos Rosiniane , në përtërtitjen e zbrazjes së çiftes së batutave komike.

Njëra sallë të mahnit e ngrin si mumje kur sheh te porta e një dhome si entitete manekinët e veshur me rrobat e kryepersonazheve të një tjetër opere antike Semiramidës së Volterit.

Fantazma të tjera operash gjallojnë nëpër oda si të Berberit të Seviljes , Hirushes apo Vilhelm Telit. Këto opera kanë bërë të ëndërrojnë zonjat dhe zotërinjtë e maskave të Venecias në pallatin Feniksi , të Parisit e më vonë të mbarë kontinenteve. Na impresionojnë kostumet sepse në to gjejmë disa nga ngjashmërit e motiveve dhe ngjyrave të  kostumeve kombtare të arvanitasve dhe epirotasve në Muzeun e Janinës. Damat dhe kavalierët pas mesjetarë të epokës ku gjalloi i e krijoi Rosini patjetër që ishin të ndikuara nga lëvizjet përparimtare si shtetformimet nacionale të Napoleon Bonapartit shqiptar i Korsikës dhe të Ali Pashës shiptar i Epirit.

Rosinit i është dedikuar e gjithë Pesaro si qytet i muzikës italiane , dhe kryeqytet kulturor i  Unescos në Itali për vitin 2024. 

Zbresim shkallët e shtëpisë së lindjes së kompozitorit që zgjodhi si shumë të tjerë që u bënë profetë e zgjodhën qytete të tjera  për të fjetur si Dantja e Da Vinçi , dhe habitemi sesi Rosini është i pranishëm kudo në të gjithë hapësirat e Pesaros përmes shesheve e pallateve dhe ngjarjeve kulturore  dedikuar përjashtimit të bukur në muzikën klasike italiane.

Surpriza e qeshur e Figaros në baraspeshën e Pezaros.

Kreshendoja e të qeshurave nga shoqëron ngado me humorin e zgjedhur të Martesës së Figaros. Ngado brisku e gërshëra e tij e artë na ftojnë të argëtohemi e të shijojmë atë ekuilibër që Rosini jetoi  mes botës materiale dhe shpirtërore.

Lauranti Bica dhe Armand Plaka

1 Komente

  1. k
    k

    Në shqip , Pesare , do te thotë me peshu, jo me peshue. Pas Ankonës , drejt veriut , vjen Fano , pastaj Pesaro.Për ata që duan ta dijnë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje