Vazhdojnë mbledhjet në Akademinë e Shkencave për "Enciklopedinë shqiptare"

9 Prill 2026, 17:20Kulturë TEMA
Vazhdojnë mbledhjet në Akademinë e Shkencave për

Akademia e Shkencave zhvilloi mbledhjen e redaksisë qendrore për “Enciklopedinë shqiptare”.

Takimi u drejtua nga kryeredaktori i veprës akad. Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe zëvendëskryeredaktori akad. Mehmet Kraja, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës.

Në këtë mbledhje u trajtuan një sërë çështjesh të rëndësishme që lidhen me ecurinë e mëtejshme të projektit si udhëzuesi mbi statusin e artikullit përmbledhës e madhësitë e artikujve për personalitetet, për teknikalitetet redaksionale për përgatitjen e artikujve.

Çështja kryesore e këtij takimi është miratimi i madhësive të artikujve, monografike e të mëdhenj duke synuar respektimin e kritereve për personalitetet dhe figurat historike të ndryshme.

Në punimet e ditës së djeshme, u miratuan artikujt monografikë dhe artikujt e mëdhenj me natyrë monografike, si dhe u përcaktuan madhësitë përfundimtare të artikujve të mëdhenj dhe të mesëm për personalitetet dhe figurat historike.

A.K./TemA

2 Komente

  1. a
    ata qe perpiqen, s'j

    Amani, mos pranoni ne mbledhje Vasil Tolen se do ta beje greke dhe enciklopedine shqiptare si beri këngen popullore ne UNESKo. E filloi Saliu me varrezat greke ne Permet dhe e vazhdoi Vasili me këngën popullore e te shohim ku do dale. Zhdukini ata njerez banale qe po felliqin çdo gje e qe jane armiq te betuar te shqiptarizmes.

    Përgjigjjuni
    1. f
      five company

      Me vjen shume keq, per " derexhene" e Akademise se Shkencave. Ku ka perfunduar??! Ne hartimin e artikujve elegjiak per figurat e spikatura te personaliteteve shqiptare. Mbaj mend se, roli i Akademise se Shkencave, ne te gjitha fushat, ekonomike, sociale, politike ka qene i rendesishem si ne aprovimin e ketyre politikave ashtu edhe duke dhene opinionin e tyre per vendimarrje te rendesishme. Tani eshte kthyer ne nje "katrahure" me nje zyre, dhe qe gjithe naten i vret ndergjegjia qe hane leket e taxapaguesve shqiptare kot, per te vetmen aresye se asnhe nuk kerkon opinionin e tyre!!! Post Scriptum. Me vjen me te vertete keq per " derexhene"!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje