Dy shqiptarët Kadare dhe Agolli promovohen në Universitetin e Sofjes

9 Prill 2026, 15:21Kulturë TEMA
Dy shqiptarët Kadare dhe Agolli promovohen në Universitetin e Sofjes

Një mbrëmje e mbushur me fjalë, kujtesë dhe ndjesi solli në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski” jehonën e dy prej zërave më të mëdhenj të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, njoftoi sot Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Nën titullin “Zërat shqiptarë në letërsinë europiane”, aktiviteti i organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Departamentin e Studimeve Ballkanike, mblodhi diplomatë, akademikë, studentë dhe personalitete të kulturës, mes tyre edhe drejtorin e Institutit francez në Sofje, Luc Levy dhe Anisa Ymerin, drejtore e Shtëpisë Muze Kadare, në Tiranë.

Në fjalën e saj, ambasadorja e Shqipërisë në Bullgari, Inid Milo solli në thelb dy dimensionet e këtyre autorëve: Kadarenë që na fton të mendojmë dhe Agollin që na bën të ndiejmë, duke kujtuar se gjuha mbetet vendi ku ndërthuren identiteti, historia dhe imagjinata.

Leximet në shqip dhe në përkthim, të shoqëruara nga interpretime muzikore të studentëve, krijuan një urë të gjallë kulturore mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, një dëshmi se letërsia jonë jo vetëm që udhëton, por edhe bashkon.

Aktiviteti u pasqyrua gjithashtu nga BTA, agjencia qendrore bullgare e lajmeve, duke i dhënë jehonë ndërkombëtare këtij promovimi të kulturës shqiptare. A.K./TemA

1 Komente

  1. f
    five company

    Po vazhdoj... Vepra e Ismail Kadarese qe kurre nuk u cleresua me cmimin Nobel!! Pse?! Lexuesi qe kupton dhe futet thelle ne karakteret e personazheve te Kadarese, do te perceptonte menjehere idene e shkrimtarit gjenial shqiptar. Ato jane personazhe qe nuk i perkasin vetem nje civilizimi te nje kombi, por kane karakter gjithepershires. Jane karaktere te nje personaliteti qe mund ti gjesh ne Evrope, USA, Afrike, Azi. Vepra e Agollit po ashtu, me specifikat e tij ne pershkrim i ben lexuesit te perjetojne imazhin e " Down to Earth ". Mendoj se nuk i kane perceptuar qarte idete e shkrimtareve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje