Tirana është gati të përjetojë pulsimin e modës. Nga 10 deri më 12 prill, Albania Fashion Week 2026 rikthehet në kryeqytet, duke sjellë edicionin e dytë pas debutimit të suksesshëm në tetor.
Për tre ditë radhazi, pasarelat do të kthehen në skena ku ndërthuren kreativiteti, identiteti dhe fryma bashkëkohore, në një dialog të gjallë mes dizajnit vendas dhe atij ndërkombëtar.
Koleksionet më të fundit, materialet inovative dhe qasjet e reja estetike pritet të ndikojnë jo vetëm trendet e sezonit, por edhe drejtimin e ardhshëm të modës shqiptare.
Më shumë sesa një seri sfilatash, “Albania Fashion Week” synon të jetë një platformë lidhëse mes krijuesve dhe industrisë, duke i dhënë hapësirë të rëndësishme edhe talenteve të reja për t’u prezantuar dhe për të ndërtuar ura konkrete me tregun. A.K./TemA
Lini një Përgjigje