
Tesi i D’Erbervilëve është një prej novelave (romaneve) më të dashur dhe të ekranizuar për të gjithë lexuesit anëkënd botës. Autori Tomas Hardy, megjithatë nuk është një prej emrave që zakonisht dikush do e fuste në “panteonin” e letërsisë botërore, le të themi, një Viktor Hygo apo një Mark Tuejn.
Libri në fjalë është një manifest feminist por dhe një manifest i absurdit. Ndonëse me tone realiste dhe ndonjëherë monotone libri na kthen pas në një kohë kur barbarizmat bënin ligjin si dhe bëjnë tekefundit akoma sot.
Tesi është një pinjolle e një familjeje të vjetër por është një gocë e varfër, normale, por qashtërsia e saj vetëm sa e bën një shenjestër të veprimeve djallëzore. Bota dhe universi kanë për synim ta ndyejnë pastërtinë e saj. Dhe kështu ndodh.
Ajo përdhunohet nga Aleku, veprim që sigurisht e lë me një plagë të hapur për të gjithë jetën e saj. Fëmija lind i sëmurë dhe vdes pas pak kohësh. Por jo pa u pagëzuar. Këtu autori luan me nocionet fetare të së mirës dhe së keqes. Edhe një fëmijë I lindur si pasojë e një përdhunimi mund dhe ka të drejtën të shkojë në parajsë.
Tesi më pas ja del të vrasë Alekun dhe të dënohet për veprimet e saj. Libri mbyllet me dënimin e Tesit por lë shumë shtigje morale të hapura.
« Tesi i D’Erbervilëve » është një roman që shërben për të vënë në dyshim shumë prej normave morale (dhe ligjore) që shoqëria njerëzore mbart. Të drejtën e vetëmbrojtjes por dhe nocionin biblik të faljes. Drejtësia mund të jetë nganjëherë e verbër por nganjëherë dhe hakmarrja mund të t’i mbyllë sytë.
Libri është botuar nga Pegi dhe është përkthyer nga Bujar Doko.
...duhet te dallohet novela nga romami, dhe ne fund libri nga romani. Tjeter novela, tjeter romani e akoma me tjeter libri i zakonshem. Tesi i d'erbervileve eshte roman, as nivele e as liber dosido.
Autori rrefen ngjarjen. Komentet e meditimet I bejme ne lexuesit. Tesi eshte nje moter e madhe e Xhudit te Paperfillur. Romane qe bene epoke ne saj te nivelit artistik. Mire eshte ti lexojne e mesojne prej tyre, keta mjeshtrit tane te skematizmit e didaskalizmit naiv, te cillet e mbajne veten per Balzak e Hygo.