PIKTURA E DITËS nga Mapo: “Gju më gju me popullin”, vepra e Vilson Halimit si një “shuplakë” për kuadrot ambicjozë të partisë

12 Prill 2026, 17:34Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS nga Mapo: “Gju më gju me popullin”, vepra

“Gju më gju me popullin” pikturë e Vilson Halimit, realizuar sipas teknikës “Vaj në thes”, e vitit 1968


Kjo pikturë përfaqëson një moment historik të artit të realizmit socialist në Shqipëri. “Gju më gju me popullin” është një shprehje e famshme e realizmit socialist. Me porosi të udhëheqësit Enver Hoxha, kuadrot e partisë e kishin për detyrë që të zbrisnin në bazë për t'u njohur me problematikat e klasës punëtore.

Piktura është vepër e Vilson Halimit (1931-2002). Kjo vepër është pjesë e koleksionit të Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura në Tiranë.

Piktura shfaq figura tipike të kohës, një partizan që përfaqëson partinë menjëherë pas çlirimit është kthyer në bazë për të biseduar me fshatarët.

Simbolika e partizanit shërben si një presion mbi anëtarët e mëvonshëm të partisë, të cilët nuk kishin luftuar, ndaj edhe udhëheqësi duke parë se mund të ‘deheshin’ nga pushteti, kërkoi që të zbatohej porosia e tij e famshme, pra, të uleshin “gju më gju me popullin”. Edhe artistë të tjerë si Zef Shoshi kanë trajtuar një tematikë të ngjashme.

Për të përcjellë mesazhin e partisë, në ndihmë thërriteshin edhe artistët, karriera e të cilëve, por jo vetëm, në rast refuzimi ishte e rrezikuar.

1 Komente

  1. b
    by the way

    More ai fshatari duket se i ka mustaqet e dyshimta.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje