Depolitizimi i praktikave shpirtërore, antropologia: Kapitalizmi i riformëson sipas logjikës së individualizmit (VIDEO)

12 Prill 2026, 18:05Kulturë TEMA

Depolitizimi i praktikave shpirtërore, antropologia: Kapitalizmi i

A po e kthen kapitalizmi edhe spiritualitetin në një produkt për konsum? Dhe pse kemi nevojë ta bëjmë këtë transformim?

Në një fragment nga episodi i fundit i Apostrof Podcast, antropologia Carrie Ann Morgan ndalet te mënyra se si praktika si joga, meditimi apo arti shpesh zhvishen nga dimensioni i tyre politik dhe reduktohen në mjete individuale për qetësi.

Sipas saj, përballja me aspektin politik të këtyre praktikave sjell një ndjesi përgjegjësie ndaj të tjerëve dhe ndaj shoqërisë. Një përgjegjësi që shpesh është e vështirë për t’u mbajtur, sidomos në momente kur individi ndjehet i pafuqishëm për të vepruar.

Në këtë kontekst, Morgan argumenton se kapitalizmi ka aftësinë të përthithë edhe spiritualitetin, duke e riformësuar atë në përputhje me vlerat e individualizmit. Por çfarë ndodh kur praktika që dikur kishin potencial kritik dhe kolektiv, shndërrohen në mënyra për t’u përshtatur me realitetin?

Për të kuptuar këtë proces, ajo thekson rëndësinë e një perspektive historike, që ndihmon të shihet se si këto koncepte kanë evoluar dhe çfarë funksioni kanë pasur përtej formës së tyre aktuale.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: 

Gjuha, identiteti dhe pushteti: Një antropologe amerikane në Shqipëri

 

Lini një Përgjigje