UT nënshkruan bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës!

13 Prill 2026, 15:31Kulturë TEMA
UT nënshkruan bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës!

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Universiteti i Tiranës kanë hedhur një hap të ri në drejtim të bashkëpunimit institucional, duke nënshkruar një marrëveshje që synon zgjerimin e partneritetit ndëruniversitar.

Tonin Gjuraj, rektor i Universitetit të Shkodrës u shpreh “Universiteti i Tiranës do mbështesë personelin tonë akademik. Shkëmbimi i eksperiencës është shumë i rëndësishëm për ne. Në tërësi kjo marrëveshje ka tre kolona kryesore”.

Ndërsa Artan Hoxha, rektor i universitetit të Tiranës, tha “Kjo punë nuk fillon sot, por i japim një shtysë angazhimeve”.

Kjo marrëveshje pritet të sjellë përmirësim të programeve të studimit, si dhe të fuqizojë bashkëpunimin në projekte kërkimore dhe aktivitete akademike me interes të përbashkët mes dy universiteteve. A.K./TemA

Lini një Përgjigje