Del në treg për të gjithë dashamirësit e letërsisë ‘Flaka e dyfishtë - për dashurinë dhe erosin’

14 Prill 2026, 09:46Kulturë TEMA
Del në treg për të gjithë dashamirësit e

Ka dalë në treg ‘Flaka e dyfishtë - për dashurinë dhe erosin’ i autorit të mirënjohur Octavio Paz.

Lajmin e ka bërë të ditur në media sociale botuesi i Aleph Gentian Çoçoli.

Më poshtë postimi i plotë:

I shumëpritur (dhe kaq i vonuar!) ky libër i OCTAVIO PAZ-it, ‘Flaka e dyfishtë - për dashurinë dhe erosin’.

Prej të hënës gjendet në libraritë kryesore të Tiranës, ose mund të porositet drejt e tek Aleph Botime.

OCTAVIO PAZ - Flaka e dyfishtë
Përktheu nga spanjishtja Edlira Hoxholli
Formati 145 X 225 mm; 230f; 1500L

“Sipas Diccionario de Autoridades, flaka është “pjesa më e lehtë e zjarrit, që ngjitet dhe ngrihet lart në trajtë piramidale”. Zjarri i parë dhe i kryehershëm, seksualiteti, ngre flakën e kuqe të erotizmit, ndërsa kjo, nga ana e saj, ngre dhe ushqen një tjetër flakë, blu dhe të dridhshme: atë të dashurisë. Erotizmi dhe dashuria: flaka e dyfishtë e jetës.”

- OCTAVIO PAZ (nga Parathënia)

A.K./TemA

Lini një Përgjigje