Forumi romak i shtohet itenerarit të vizitorëve të Butrintit

15 Prill 2026, 14:00Kulturë TEMA
Forumi romak i shtohet itenerarit të vizitorëve të Butrintit

Forumi Romak i Parkut Kombëtar të Butrintit për herë të parë, do t’i shtohet itinerarit turistik për vizitorët.

Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit bëri të ditur se së shpejti nis puna për projektin “Sistemimi i zonës, mbulimi me dhera sterile dhe konservimi i rrënojave të Forumit Romak”.

Sot, këto rrënoja ndodhen mes një bimësie të dendur që rrezikon dëmtimin dhe qëndrueshmërinë e tyre. Synimi i ndërhyrjes është, të ndalet degradimin e kësaj pasurie arkeologjike nga faktorët natyrorë dhe koha. FMB tha se, përmes kësaj ndërhyrjeje, do të mbulohen gërmimet e hapura me dhera sterile dhe do të konsolidohen strukturat antike, duke punuar me përkushtim për të ruajtur zemrën e qytetit antik dhe për t’u ofruar vizitorëve një përvojë të paharrueshme.

Me herët Fondi për Menaxhimin e Butrintit njoftoi edhe ngritjen e strukturave të reja të cilat do të mundësojnë aksesin në këtë park edhe të personave me aftësi të kufizuara,

Në kuadër të kësaj lëvizjeve gjithëpërfshirëse, 70% e monumenteve do të jenë të aksesueshme edhe për personat me aftësi të kufizuara. A.K./TemA